“Hapësira Socio-Kulturore Tetova”, Kasami: Po keqpërdoren nxënës për aktivitete aspak kulturore

    Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami sot nëpërmjet një konference për media tregoi arsyet për opinionin në lidhje me ndërprerjen e bashkëpunimit me shoqatën “Hapësira Socio-Kulturore Tetova”. Sipas Kasamit, në këtë shoqatë janë organizuar aktivitete të natyrës së ndryshme, që s`kanë të bëjnë aspak me aktivitete kulturore dhe përdoren nxënës të shkollave fillore e të mesme që janë nën moshën 18 vjeçare, njofton Nistori.

    “Duke llogaritur në ankesat e drejtuara deri në komunën e Tetovës nga prindër të cilët janë ankuar se aty për aktivitete të natyrës së ndryshme që nuk kanë të bëjnë aspak me vlera kulturore por përdoren nxënës të shkollave të mesme që faktikisht janë nën moshën 18 vjeçare, ne si komunë obligohemi për mbrojtjen e pronës dhe interesit publik, duke mbajtur përgjegjësi në çdo lloj fatëkeqësie që mund të ndodhë dhe të njëjtën përgjegjësi nuk e kemi kaluar me asnjë dokument te ndonjë autoritet tjetër.” – deklaroi Kasami.

    Ndryshe, nga “Social Cultural Space Tetova” drejtuar medias thonë se, për dezinformimin dhe shpifjet e Kasamit, ata do t’u drejtohen institucioneve kompetente ligjore dhe ambasadave.

    “Ne jemi të shokuar nga kjo deklaratë thellësisht fyese, e veçanërisht kur ajo vjen nga hapësirat e komunës së qytetit e cila do duhej të ishte ndihma e parë për përmirësimin e kushteve për qytetarët dhe të rinjtë. Ne si komunitet për këtë dezinformim dhe shpifje të rëndë do iu drejtohemi institucioneve kompetente ligjore, ambasadave të shteteve mike dhe gjithë qytetarëve të lirë, që të denoncojnë këtë akuzë fyese dhe makabre, dhe injoprancës tipike mesjetare. Kjo është e turpshme që s`meriton përgjigje sepse realisht gjitha aktivitetet e Space Kulturës janë publike, online dhe të dokumentuara se çka ka ndodhur”, deklaroi Muhamer Mustafa nga “Cultural Space Tetova”.

    Sipas njoftimit të fundit nga komuna, shoqatës i kërkohet që të lëshojnë hapësirën më datë 30 tetor të këtij viti. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Përplasja e ardhshme e Kinës me realitetin ekonomik, ja sfidat e Xi Jinping

    Lajmi i rradhës

    SHTETËSIA | ASh: Sa kërkesa për shtetësi kanë mbetur në sirtarët e Agjencisë për Siguri Kombëtare?!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë