Izraeli ka sulmuar disa qendra bërthamore nëpër Iran që nga 13 qershori.
Uzina për pasurimin e uraniumit në Natanz dhe disa objekte të tjera të lidhura me programin iranian të pasurimit të uraniumit, në Isfahan, Arak, Kermanshah dhe Tabriz, ishin në mesin e të goditurave nga sulmet izraelite.

Ndonëse është ende e paqartë se sa seriozisht janë dëmtuar qendrat e sulmuara bërthamore, dihet se Irani ka më shumë objekte bërthamore në mbarë vendin.

Që nga 13 qershori, Izraeli ka goditur jo vetëm qendrat bërthamore, por edhe ato raketore dhe objektiva të tjerë nëpër Iran. /REL/