Alternativa: Alabanofobi Pendarovski u frikësua se po ia zënë vendin Kovaçevski dhe Apasievi

    Komunikata e plotë Alternativës për Nistori.com

    Pas vizitës së kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, në Shkup e në Tetovë dhe reagimeve që rrodhën në opinion pas kësaj vizite, veçmas për pjesën e ikonokografisë, nuk mbeti indiferent as presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski. Duke u frikësuar se Kovaçevski e Apasievi po ia zënë vendin e albanofobit, më në fund edhe ai doli në skenë për të kërkuar përgjegjësi juridike për ata që e paskan “rrënuar shtetësinë e RMV-së” për shkak të himnit të flamurit shqiptar dhe flamurëve kombëtarë shqiptarë.

    Ashtu siç e kemi thënë shumë herë, nëse ka ndonjë maqedonas që beson se shqiptarët ndonjëherë diku do ta këndojnë “Denes nad Makedonija se ragja”, ai ka probleme serioze të perceptimit të realitetit, ngase – derisa ky shtet nuk e kupton realitetin multietnik – por insiston në simbole shtetërore monoetnike maqedonase, kjo nuk ka për të ndodhur kurrë.

    E sa i takon shqetësimit të presidentit Pendarovski, na duhet të theksojmë se ai me këtë reagim, duke e sulmuar Albin Kurtin, si duket i vardiset BDI-së që ta mbështesë edhe për një kandidaturë. Përveç kësaj, si  duket, ai ka dëshirë t’ia bëjë me sy Apasievit dhe nacionalistëve albanofobë maqedonas se është besnik “i tyre” dhe, së fundi, por më e rë rëndësishmja, ai përmes këtij reagimi si duket ka dashur t’ia dëshmojë edhe Aleksandar Vuçiqit se është gati ta përsërisë refrenin e tij sa herë që ai shprehë mesazhe antishqiptare.
    Sidoqoftë, është mirë për shëndetin e këtij shteti dhe të presidentit të tij që mos shohin më ëndrra serbe, sepse kjo e dëmton seriozisht rehatinë dhe paqen në Ballkan.

    Alternativa – Shkup
    Shkup, 14.08.2023

    Lajmi Paraprak

    Deti i Zi dhe rëndësia e tij strategjike

    Lajmi i rradhës

    E thotë shkenca! Truri i babait ndryshon kur ai ka një vajzë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë