HARXHOHEN EDHE REZERVAT NË RMV! 36 milionë euro për 28 mijë ton naftë

    Përderisa rezervat e naftës nuk janë as afër kërkesave për 90 ditët e përcaktuara, shteti nuk ka as objekte magazinimi e as rezerve të gazit të lëngshëm të naftës. Në bazë të kësaj, rrjedhimisht në tre vitet e ardhshme do të duhet të blihen 28 mijë ton naftë, dhe pak më pak naftë për ngrohje, ndërsa për dallim nga nafta, benzinë dhe mazut nuk do të blihet

    Agjencia për Rezerva të detyruara të naftës gjatë periudhës së ardhshme do të blejë vetëm naftë, pasi plani i veprimit i shpallur nga qeveria për tre vjetët e ardhshme ka treguar se shteti ka mungesë të naftës në rezervat e saja të detyrueshme. Në rezervat e shtetit nga benzina motorike shteti ka 32.132.281 litra, ndërsa nga nafta e cila në vlera ditore harxhohet më tepër, deri në fund të 2022 ka pasur 115.889.077 litra, kurse sasia e naftës për ngrohje ishte 10.772.019, dhe mazut 21.576.589 litra. Sipas përllogaritjeve të qeverisë, shteti ka benzinë edhe për 100 ditë, naftë për 55 ditë, naftë për ngrohje 78 ditë, dhe mazut 89 ditë.

    Përderisa rezervat e naftës nuk janë as afër kërkesave për 90 ditët e përcaktuara, shteti nuk ka as objekte magazinimi e as rezerve të gazit të lëngshëm të naftës. Në bazë të kësaj, rrjedhimisht në tre vitet e ardhshme do të duhet të blihen 28 mijë ton naftë, dhe pak më pak naftë për ngrohje, ndërsa për dallim nga nafta, benzinë dhe mazut nuk do të blihet. Llogaritjet në rast se çmimi është 1 euro për litër janë se 36 milionë euro do të shpenzohen gjatë tre viteve të ardhshme vetëm për blerje të rezervave shtesë të naftës.

    “Rezervat e detyrueshme të Maqedonisë së Veriut do të formohen gradualisht dhe në përputhje me planin e veprimit, në mënyrë që të sigurohet totali për rezerva të detyrueshme të cilat ruhen në vend, që në çdo kohë të korrespondojnë me së paku 90 ditët e importit neto, ose me 61 ditët e konsumit ditor të brendshëm  në vitin kalendarik, varësisht se cila nga shumat e deklaruara është më e madhe”, thuhet në përmbajtjen e planit.

    Në plan gjithashtu thuhet se magazinat për rezervat e shtetit nuk janë në funksion, dhe prandaj duhet që të paguajë nga 6 milionë euro në vit për tregtarët privat me qëllim që t’i ruajnë të njëjtat.

    “Hapësira e mundshme për ruajtje të lirë e cila është në pronësi të shtetit ekziston në disa lokacione në vend por, ato nuk janë funksionale për një periudhë të gjatë kohore. Depot janë të pajisura me pajisje të nevojshme për funksionim, por pasi që nuk janë në funksion, janë marrë masa për ruajtjen e tyre”, thuhet në planin e qeverisë. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Shmangni përdorimin e telefonit para fëmijëve

    Lajmi i rradhës

    Tregu i punës në Maqedoninë e Veriut ka krizë për fuqi punëtore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë