Ilir Hasani i BDI-së i bëri thirrje faktorit ndërkombëtar që, siç tha, t’i kenë sytë katër pasi në Maqedoninë e Veriut po ndodh ndërrimi i kursit gjeopolitik. Hasani tha se, për situatën në vend, faktori ndërkombëtar është indiferent, që sipas tij, është një gabim, përcjell Nistori.
“I thërras ndërkombëtarët, sidomos ShBA-të që të ketë sytë katër se në zemër të Ballkanit po ndodhë ndërrimi i kursit gjeopolitik në RMV-së dhe indiferenca e tyre në këto lëvizje është shumë shqetësuese. Unë prej këtu po apeloj dhe po e thirri direkt ambasadën që të merret me këtë punë, ta analizojë, se unë nuk mund ta kuptoj indiferencën që është tu ndodhë e faktorit ndërkombëtar”, tha Hasani në Daily Click.
Hasani pohoi se edhe BDI dhe të gjitha partitë kanë nevojë për freskim dhe të punohet me kuadër.
“Jo vetëm BDI-ja, por edhe si çdo parti moderne kudo që të shkosh në Evropë, ka nevojë për rifreskim edhe për me u punu me kuadro”, tha Hasani.
Hasani: partner më të mirë se VLEN, që arsyeton çdo veprim antishqiptar, nuk mund ta gjejë VMRO-ja
Hasani shtoi se, VMRO-ja nuk mund të gjejë partnerë më të mirë se VLEN që siç tha, arsyeton çdo veprim që është antishqiptar. Hasani akuzoi VLEN-in se nuk po ndërmarrin veprime kundër defaktorizimit.
“Kanë hy në qeveri pa kusht dhe me çdo kusht. Partnerë më të mirë të VMRO-së se tash që e ka VLEN-in, me arsyetu çdo veprim që është antishqiptar, nuk mundet me gjetë VMRI-ja. Keto janë momente të rëndësishëm dhe historike dhe kjo është duke u shkru. Nëse dikush mendon në të ardhmen do t’i harrojmë këtë defkatorizim të shqiptarëve, një kontribut i faktorit politik shqiptar që është bërë për 20 vite, do të mashtrohen shumë. Unë nuk them se janë tu bë aktivisht vepër kundër shqiptarëve, por janë prezent në një qeveri dhe nuk janë duke ndërmarr asgjë kundër defaktorizimit të shqiptarëve”, deklaroi Ilir Hasani.






