HERA: 53% e vajzave dhe 19% e djemve 15-vjeçarë janë në depresion

    53 përqind e vajzave dhe 19 përqind e djemve të moshës 15 vjeç janë në një gjendje depresioni, sipas të dhënave nga studimi i HBSC mbi sjelljet shëndetësore tek fëmijët në moshë shkollore, raporton HERA, Shoqata për Edukim Shëndetësor dhe Hulumtim. Sipas tyre, ky është një rast për veprim të përbashkët nga prindërit, shkollat dhe institucionet për të krijuar një mjedis të sigurt dhe mbështetës, ku të rinjtë do të ndihen të pranuar dhe do të marrin mbështetje psikosociale në kohë, përcjell Nistori.

    “Dhuna nga bashkëmoshatarët ka pasoja të thella për shëndetin mendor të të rinjve. Ne po përballemi gjithnjë e më shumë me raste ankthi, depresioni dhe izolimi tek fëmijët dhe adoleshentët, të shkaktuara nga fyerjet, përjashtimi ose dhuna nga bashkëmoshatarët – si në shkollë ashtu edhe në internet. 53% e vajzave dhe 19% e djemve të moshës 15 vjeç janë në gjendje depresioni sipas të dhënave nga studimi HBSC”, thuhet në njoftimin e HERA-s. 

    HERA informon qytetarët se të rinjtë duhet të kërkojnë mbështetje kur kanë nevojë për të. Shërbimet që lidhen me mbështetjen psikosociale, parandalimin e drogës, këshillimin profesional për shëndetin mendor, si dhe parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna, janë në dispozicion falas. Shërbimet janë në dispozicion çdo ditë pune nga e hëna deri të premten, në një orar të paracaktuar, për të gjithë qytetarët, përfshirë të rinjtë, nxënësit, mësuesit, prindërit që përballen me sfidat e jetës së përditshme”, thuhet tutje në njoftimin e HERA-s. 

    Ana Poprizova, psikoterapiste dhe psikologe shkollore në gjimnazin Orce Nikolov, thotë se shërbimet profesionale në shkolla punojnë vazhdimisht me nxënësit dhe prindërit në përputhje me procedurat e brendshme, por kur nevojitet ndërhyrje terapeutike, burimet ekzistuese nuk janë gjithmonë të mjaftueshme. 

    “Duke përfshirë qendrat e këshillimit të HERA-s, të cilat janë pjesë e sistemit të mbrojtjes sociale, shkollat marrin mbështetje shtesë në rastet kur nxënësit, familjet ose kujdestarët kanë nevoja të shtuara”, tha Poprizova. 

    Lajmi Paraprak

    MINISTRI I SHËNDETËSISË NUK E DI SA MJEKË PUNOJNË PA LICENCË!

    Lajmi i rradhës

    “Rektorët e universiteteve publike në RMV janë ndër njerëzit më të paguar në sektorin publik”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë