Hetim financiar për parcelat e votlaikëve

    Fotografia eshte ilustruese dhe nuk ka të bëjë me parcelat e votlaikëve

    Rade Jauleski, i cili është babai i deputeti të VMRO-DPMNE-së, së bashku me disa punonjës të tjerë të EVN-së janë të dyshuar se kanë keqpërdorur pozitën dhe autoritetin zyrtar në rastin e shitjes së parcelave EVN-së për ndërtimin e fotovoltaikëve, mëson Alsat. Nga procedura para hetimore që e zhvillon Drejtoria e Policisë Financiare në koordinim me Prokurorinë e Shkupit, rezulton se të punësuarit kanë dhënë leje për blerjen e parcelave në vlerë mbi 1.5 milionë euro, për çka informoi dje Alsat, ata kanë pasur poste drejtuese dhe kanë marrë vendime për atë që e blen EVN. Si ndihmës në këtë vepër përmenden edhe disa persona të tjerë nga Dellçeva.

    Sipas informatave, disa qytetarë të Dellçevës për dhjetë ditë kanë arritur të marrin toka nga banorët e fshatrave përreth, kinse si dhuratë. Ata kanë bërë që prej rreth 30 fshatarëve të marrin gjithsej rreth 150 mijë metra katrorë tokë. Disa persona nga Dellçeva fshatarëve u kanë paguar rreth 20 mijë euro para në dorë, në mënyrë që tokat t’u transferoheshin përmes noterit si dhuratë. Burime të Alsat bëjnë të ditur se punëtorët e EVN-së kanë qenë të koordinuar me qytetarët e Dellçevës që kanë marrë tokat, kështu që EVN Elektrana përmes tyre i blen ato parcela. Të gjitha këto veprime ndodhin gjatë fushatës zgjedhore dhe për këtë  hetimi zhvillohet për të vërtetuar nëse shuma prej mbi 1.5 milionë euro është përdorur për financimin e aktiviteteve politike gjatë fushatës për zgjedhjet lokale.

    Alsat për këto marrëveshje të dyshimta – dhurimin e tokës dhe më pas shitjen e tyre EVN-së, pyeti kompaninë. Nga kompania tashmë na thanë se janë dëshmitarë në këtë proces dhe se janë duke bashkëpunuar ngushtë me Drejtorinë e Policisë Financiare. Kompania ka qenë e interesuar të blejë tokë për të ndërtuar fotovoltaikë për të prodhuar energji të gjelbër.

    Lajmi Paraprak

    Për rezultat më të mirë të makinës së larjes së enëve, shtoni një lëvore limoni

    Lajmi i rradhës

    Për cilat blerje në pandemi janë njerëzit pishman?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë