Hetohen keqpërdorimet gjatë rikonstruimit të fasadës dhe ndriçimit të Qeverisë

    Zhvillime të reja në hetimin e rikonstruimit të fasadës dhe ndriçimit të ndërtesës së Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

    Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka ngritur aktakuzë kundër një personi dhe propozim akuzë kundër katër personave për keqpërdorime në kuadër të projektit “Shkupi 2024”.

    Siç bëri të ditur Prokuroria Publike, akuza bazohet në prova të periudhës shkurt – prill të vitit 2013, me çka i është shkaktuar dëm buxhetit të shtetit rreth 3 milionë euro. Në mesin e të akuzuarve, janë drejtuesi i kompanisë ndërtimore “Bauer BG”, por edhe ish drejtori i Shërbimit për Punë të Përgjithshme dhe të Përbashkëta të Qeverisë, Vase Donev.

    Drejtuesi i Bauer BG, sipas Prokurorisë ka nënshkruar marrëveshje për pjesëmarrje të përbashkët me tre persona juridik, me qëllim që burimet e tyre të merren parasysh gjatë vlerësimit të ofertës, edhe pse nuk ka pasur qëllim që kompanitë tjera të marrin pjesë në zbatimin e punimeve. Në kundërshtim me ligjin, sipas Prokurorisë nuk ka paraqitur nënkontraktorë tjerë të cilët ka planifikuar t’ua lejojë një pjesë të punëve. Pasi e ka marrë marrëveshjen, drejtuesi i kompanisë nuk i ka respektuar obligimet e marrëveshjes, me çka kompania e tij ka realizuar dobi financiare në vlerë mbi 7,6 milionë euro.

    Bashkë me drejtuesin, akuzohen edhe tre ish funksionarë dhe mbikëqyrës, të cilët sipas Prokurorisë, me vetëdije kanë lejuar aktivitete të paligjshme.

    Lajmi Paraprak

    Hamasi dhe Izraeli vazhdojnë këmbimin e pengjeve me të burgosur

    Lajmi i rradhës

    Kearns: BE ka bërë gabim në qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë