KRRE merr vendim për uljen e çmimit të ngrohjes në Shkup

    Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit (KRRE) miratoi vendimet, me të cilët çmimi përfundimtar i energjisë termike të dorëzuar ulet mesatarisht 4 % te të tri kompanitë në territorin e qytetit të Shkupit.

    Nga KRRE thonë se përafërsisht 56.000 qytetarë të lidhur në rrjetin e Ballkan Enerxhi Grup, apo 93% e konsumit të përgjithshëm, do të marrin fatura më të ulëta për 4,35%. Mbi 3 800 amvisëri të lidhura në rrjetin e ESM Energetika do të marrin fatura më të ulëta për 0,57%, ndërsa konsumatorët që janë të lidhur në rrjetin e Shkup Veri, që janë gjithsej 501, nga data 1 gusht do të marrin fatura më të ulëta për 1,25 %.

    “Qytetarët e lidhur në sistemin e ngrohjes qendrore do të marrin fatura më të ulëta. Vendimet që i miratuam sot, janë indikator se mënyra, me të cilën e përllogarisim çmimin e energjisë termike i mbron qytetarët. Me vendimet e sotshme, dërgojmë sinjal që sa më shumë qytetarë të lidhen në rrjetin e ngrohjes qendrore, e cila është më ekonomike dhe ekologjike. Sa i përket punës së kompanive, dua të theksoj se duke pasur parasysh faktin se BEG-u e ka pjesën dominuese të konsumit, gjegjësisht 93%, furnizuesit e tjerë, Shkup Veri dhe ESM Energetika duhet t’i shqyrtojnë mundësitë për tejkalim sistemor të sfidave përmes bashkëpunimit, me qëllim që të rritet numri i konsumatorëve dhe të optimizohet prodhimi i energjisë termike”, deklaroi Marko Bislimoski, kryetar i Komisionit Rregullator të Energjetikës dhe të Shërbimeve të Ujit.

    Rreth 60.000 konsumatorë janë të lidhur në sistemet e ngrohjes qendrore në të tri kompanitë që gjenden në qytetin e Shkupit, që për një vit nënkupton rritje të konsumit për rreth 2 mijë konsumatorë të rinj.

    Lajmi Paraprak

    Mbi 3.500 qytetarë me të ardhura të ulëta do të marrin 12.000 denarë për pushime në objektet turistike vendase

    Lajmi i rradhës

    Fitimet e gjigantëve të teknologjisë rriten teksa pandemia vazhdon

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë