Hidhini një sy brenda pallatit presidencial të Erdoganit: 1.100 dhoma plot me ar (Video)

    Erdogan njihet si një nga shtetarët më të pasur dhe më të paguar në botë, andaj ai shpesh kritikohet në vendlindjen e tij, Turqi, për stilin e tij luksoz të jetesës.

    Mediat turke, por edhe ato të huaja, përmendin shpesh gruan e tij, Emine, për të cilën mediat më të prira ndaj Erdoganit shkruajnë se është modeste dhe e përkushtuar ndaj familjes, ndërsa më të prirat ndaj opozitës shpesh përmendin shpërdorimin dhe dashurinë e saj për blerje.

    Recep Tayyip Erdoğan  e bëri pasurinë e tij duke investuar në aksione dhe pasuri të paluajtshme. Ai është pronar i disa restoranteve dhe i një klubi futbolli në Ankara dhe ka edhe vodkën e tij.

    Revista ‘People with money’, e ka vendosur së fundmi në krye të listës së politikanëve më të paguar, transmeton Telegrafi.

    Shumë u shkrua për rezidencën e tij luksoze presidenciale të ndërtuar në kryeqytetin turk të Ankarasë. Pallati u ndërtua në një zonë që ish-presidenti turk Mustafa Kemal Ataturk ia dhuroi shtetit në vitin 1937 dhe në vitin 1992 u shpall një pasuri e mbrojtur ku ndërtimi është i ndaluar. Pallati u ndërtua, megjithëse autoritetet turke u përpoqën të ndalonin ndërtimin. Këtë vendim, Erdogan e injoroi.

    – Le ta rrëzojnë atë nëse munden. Ata kanë urdhëruar pezullimin, por nuk mund të ndalojnë ndërtimin e kësaj godine. Do ta hap, do të hyj dhe do ta përdor, tha më pas. Pallati ishte menduar për zyrën e kryeministrit turk, por kur Erdogan erdhi në pushtet në vitin 2014, ai deklaroi se do ta përdorte si rezidencë presidenciale.

    Ak Saray, i përkthyer si Pallati i Bardhë, ndodhet në një kodër mbi qytet dhe, sipas Daily Mail, ka 1100 dhoma të pabesueshme, prej të cilave, rreth 250 thuhet se përdoren vetëm për Erdoganin dhe familjen e tij të ngushtë.

    I dekoruar sipas shijes së tij, me dysheme mermeri, tuba ari dhe qilima të pasura, është 30 herë më i madh se Shtëpia e Bardhë në Washington dhe konsiderohet pallati më i madh i ndërtuar në njëqind vitet e fundit.

    Pallati ka dysheme mermeri të gjelbër, hektarë me qilim të kuq, mobilie prej ari. Pasuria e pallatit presidencial kap vlerën e mbi 650 milion dollarë dhe përfundoi së ndërtuar në vitin 2014.

    “Hyrriet” raporton se janë plot 1.150 policë që qëndrojnë roje brenda pallatit dhe jashtë oborrit, pasi ai është i vendosur brenda një zone të pyllëzuar në kryeqytetin e Ankarasë dhe ka një gardh rrethues rreth pesë kilometra.

    Rreth 3.000 kamera survejimi ndihmojnë mbikëqyrjen e kësaj zone, duke kërkuar një investim të madh në pajisje dhe infrastrukturë për ta kontrolluar atë. Pallati është i zbukuruar me pajisje të cilat marrin masa kundër çdo mundësie përgjimi.

    Lajmi Paraprak

    Si të lehtësoni dhimbjen dhe nxehtësinë në vendin e lëndimit!

    Lajmi i rradhës

    Të goditura nga sanksionet perëndimore, kompanitë ajrore ruse shfaqin defekte

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë