“Hidrocentralet e vogla në RMV ndërtohen fshehurazi, pa konsultim publik dhe pa studime të duhura të ndikimit në mjedis”

    Fotografia: Ilustruese

    Mbi 130 hidrocentrale të vogla janë ndërtuar ose po ndërtohen nëpër lumenjtë e vendin. Është planifikuar ndërtimi edhe i së paku 50 të tjerave, thonë nga shoqata ambientaliste “Eko-Svest”, sipas të cilëve, shumica e hidrocentraleve  janë ndërtuar në disa nga luginat më piktoreske, në zona të mbrojtura dhe të rëndësishme si Pelisteri, Mavrova, Mali Sharr, Karaxhica, Kozhuf, Malesheva e shumë të tjerë. Shtojnë se hidrocentrale e vogla po ndërtohen fshehurazi, pa konsultim publik dhe pa studime të duhura të ndikimit në mjedis.

    “Të gjithë hidrocentralet e vogla ekzistues së bashku prodhojnë vetëm 4% të prodhimit vjetor të energjisë elektrike në vend, në një periudhë të vitit kur ajo nuk është më e nevojshme për amvisëritë. E njëjta sasi energjie elektrike mund të kursehet me efikasitet më të mirë energjetik, pa shkatërruar lumenjtë dhe natyrën”, thonë nga organizata ekologjike “Eko-Svest”.

    Ata thonë se energjia elektrike e prodhuar nga hidrocentralet e vogla blihet me tarifa që u garantojnë kompanive një fitim të mirë dhe të sigurtë.

     “Çdo familje në vend paguan çdo muaj 6% të faturës mujore të energjisë elektrike për të subvencionuar prodhimin e energjisë elektrike nga burimet e rinovuese. Në vit ne qytetarët paguajmë 16 milionë euro për energjinë elektrike të prodhuar nga hidrocentralet e vogla. Ne duam që ky buxhet të përdoret për të stimuluar prodhimin e energjisë elektrike nga burime të qëndrueshme si dielli dhe era, dhe jo nga burime që shkatërrojnë lumenjtë tanë!”, thonë nga organizata ekologjike “Eko-Svest”.

    Kjo shoqatë ekologjike nëpërmjet një peticioni online kundër ndërtimit dhe subvencionimit të hidrocentraleve të vogla për t’i kërkuar Qeverisë të ndërpresë subvencionet për të njëjtat. Këtij peticioni janë bashkangjitur 4423 persona, nga 5000 të nevojshëm për të qenë peticioni i plotë dhe i vlefshëm. /TV21/

    Lajmi Paraprak

    Bizneset presin që këtë vit të kompensojnë humbjet e dy viteve të fundit

    Lajmi i rradhës

    Osmani: Bashkimi Europian të ndërmarrë lidership strategjik ndaj rajonit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë