Higjiena Komunale Shkup: Çairi, shkelësi më i madh i Ligjit për Pastërti Publike

    Kontejnerë mbeturinash në Çair, fotografi ilustruese / Fotografia: Avni Tahiri, gazetar

    Gjatë muajit shkurt 2026, ekipet e Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale-Shkup grumbulluan dhe transportuan rreth 11 000 tonë mbeturina komunale të përziera nga amvisëritë në territorin e Shkup. Janë larguar edhe 2505 metra kub mbeturina nga deponi të egra të lokalizuara në të gjitha komunat e Shkupit, ndërsa sasia më e madhe e mbeturinave të hedhura në mënyrë të parregullt – 600  metra kub – është ngritur në Komunën e  Qendrës,

    Eko-patrulla pranë Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale-Shkup gjatë muajit shkurt përgatiti gjithsej 100 procesverbale për përfaqësues të subjekteve ekonomike dhe persona fizikë që janë kapur duke hedhur mbeturina në mënyrë të parregullt.

    Procesverbalet për shkelësit e Ligjit për Pastërti Publike u dorëzuan në komunat në vijim:

    1. Komuna e Çairit – 54 procesverbale
    2. Komuna e Karposhit – 18 procesverbale
    3. Komuna e Aerodromit – 11 procesverbale
    4. Komuna Qendër – 9 procesverbale
    5. Komuna e Gjorçe Petrovit – 6 procesverbale
    6. Komuna e Gazi Babës – 2 procesverbale

    “Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale-Shkup vazhdon me realizimin e eko-ligjëratave dhe punëtorive në shkollat fillore dhe institucionet parashkollore të Shkupit. Përmes eko-edukimit, banorët më të rinj të Shkup njihen me aktivitetet e Ndërmarrjes, edukohen se si të veprojnë drejt dhe me përgjegjësi me mbeturinat komunale, si realizohet seleksionimi primar i mbeturinave dhe si zhvillohet procesi i riciklimit”, thuhet në njoftimin e Higjienës Komunale.

    Gjatë muajit të kaluar, 253 nxënës dhe 64 fëmijë nga shkollat fillore dhe kopshtet në komunat Aerodrom, Qendër dhe Çair patën mundësi të ndjekin ligjërata edukative për trajtimin e duhur të mbeturinave dhe mbrojtjen e mjedisit jetësor. Ligjëratat u zhvilluan në gjuhën maqedonase, shqipe dhe turke.

    Lajmi Paraprak

    Rutte: RMV-ja aleate besnike e NATO-s, vendimtare për sigurinë në Ballkanin Perëndimor

    Lajmi i rradhës

    Diabetikët në RMV kërkojnë sigurimin e terapisë moderne për menaxhimin e sëmundjes

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë