Hipokrizia e BDI-së dhe “Agjenda e gjelbër” po helmon struganët, pushteti mbron ndotësit

    Nga Aleanca për Shqiptarët thonë se, ka dy ditë që tymi i zi nga djegia e deponisë helmohen banorët e Llabunishtës, e gjitha kjo e dëshmuar edhe nga rezultatet e matjes së ndotjes së ajrit, njofton Nistori.

    “Me siguri të gjithë fare mirë i mbani mend fjalët (si gjithmonë) boshe të kryetarit të komunës në lidhje me guroret dhe deponinë në Llabunishtë. Po ç’ndodh sot realisht?  Ka dy ditë që tymi i zi nga djegia e deponisë helmon banorët lokal dhe jo vetëm, e gjitha kjo e dëshmuar edhe nga rezultatet e matjes së ndotjes së ajrit.  Lind pyetja: sa janë kompanitë koncesionere? Po transparencë në dhënien e kontratave të koncesioneve vallë a ka patur? Po inspektorati i ambientit jetësor a po e kryen punën e tij?”

    Sipas ASh-së, hipokrizia e BDI-së dhe kuazi “Agjenda e Gjelbërt” e tyre po mban peng shëndetin e banorëve të Llabunishtit dhe më gjerë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Qytetarët: Nuk na mbetet tjetër veç se t’ia mësyjmë Gjermanisë dhe Italisë

    Lajmi i rradhës

    Në Maqedoni fillon paraqitja për vaksinim falas kundër gripit sezonal

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë