Në Maqedoni fillon paraqitja për vaksinim falas kundër gripit sezonal

    Ministria e Shëndetësisë kumtoi se prej sot, përmes faqes vakcinacija.mk, fillon regjistrimi për vaksinim falas kundër gripit sezonal për grupet e rrezikuara të popullatës. Bëhet fjalë për vaksinë e katër llojeve kundër gripit sezonal, nga prodhuesi kompania “Abot” nga Holanda.

    Vaksinimi kundër gripit sezonal është masa më efektive për parandalimin e gripit, i cili parandalon shfaqjen e formave më të rënda, ndërlikimet dhe vdekjen, veçanërisht tek grupet e rrezikuara.

    Vaksinimi falas kundër gripit sezonal është fakultativ, i destinuar për grupet e mëposhtme të rrezikut: të moshuar (mbi 65 vjeç), persona me sëmundje kronike, punonjës shëndetësorë, gra shtatzëna, fëmijë nga gjashtë muaj deri në pesë vjeç.

    Me plotësimin e aplikacionit, regjistroheni për vaksinim direkt në sistemin “Termi im”. Sipas orarit të parashikuar në planin e vaksinimit, do të merrni komente me SMS për datën, orën dhe vendin e saktë se kur duhet të vaksinoheni, informojnë nga ministria.

    Lajmi Paraprak

    Hipokrizia e BDI-së dhe “Agjenda e gjelbër” po helmon struganët, pushteti mbron ndotësit

    Lajmi i rradhës

    Maqedonia shqyrton mundësinë e vazhdimit të llogaritjes verore të kohës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë