Hoda: Shqiptarët duhej të kishin kryeministër me mandat njëvjeçar, jo teknik

    Hoda: Jemi shteti i vetëm ku UÇK-ja quhet terroriste/ Dehari: Atëherë i bie që me Qeverinë udhëheq kryeterroristi

    Çështja e UÇK-së, ka qenë debat në TV21. Kjo ngaqë Besim Hoda tha publikisht se nëse arrihet gjatë mandatit të Talat Xhaferit, UÇK të formalizohet si organizatë ushtarake, atëherë ai do ta votojë BDI-në, përcjell Nistori.

    “Do të isha shumë krenar… sepse jemi shteti i vetëm ku UÇK-ja quhet terroriste”, tha Hoda.

    Ndërhyri Fatmir Dehari nga BDI-ja.

    “Nëse ne quhemi terrorist, atëherë i bie se kryeterroristi udhëheq Qeverinë”.

    Hoda për videot me këngë të BDI-së: Janë forma të devijimit, e gjithë bota lufton për privatësi

    Hoda ka kritikuar mënyrën euforike dhe me këngë në zyre shtetërore, zgjedhjen e kryeministrit teknik – kryeministrit të parë shqiptar. Ai thotë se videot e publikuara nga BDI-ja në ditën e zgjedhjes së kryeministrit, ku shihen duke kënduar këngë, është formë devijuese ngaqë e gjithë bota lufton për privatësi.

    “Mendoj se gjitha bota lufton për të krijuar privatësi, vetëm ne shqiptarë mundohemi të nxjerrim në Facebook forma të tilla të devijimit, për një moment të tillë”, tha Hoda.

    Besim Hoda: Shqiptarët duhej të kishin kryeministër me mandat njëvjeçar, jo teknik

    Duke komentuar çështjen e kryeministrit teknik – kryeministrit të parë shqiptar, Hoda thotë se ai duhej të ketë mandat njëvjeçar dhe jo tremujor.

    “Nëse Qeveria ndryshon në formë xhentëlmeni, do të ishte mirë të ndahet gjithçka me përqindje. Nëse shqiptarët dolën me 26% në regjistrimin e fundit, marrëveshja duhej të ishte që në 4 vjet mandat të kryeministri, të kishte kryeministër shqiptar për një vjet. Kjo do të ishte vlera reale”, tha Hoda. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Rëndësia e medias publike për demokracinë në RMV

    Lajmi i rradhës

    Gashi: janë ofenduese komentet se Albin Kurti po përzihet në punët e brendshme të RMV-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë