HOTAM: Të hiqet ndalesa e UNESCO-s për fotovoltaikët

    Hotelet në Ohër dhe Strugë, të cilat janë më pak se 50 metra nga Liqeni, para fillimit të sezonit dimëror përballen me problemin e vjetër. Ata nuk mund të instalojnë fotovoltaikë, sepse sipas rekomandimeve të UNESCO-s, kjo nuk lejohet. Situata krijon një dilemë për ta nëse do të paguajnë përsëri fatura të larta të energjisë elektrike ose do të mbyllin objektet në muajt e dimrit, siç bënë shumica e tyre vitin e kaluar.

    “Bëhet fjalë për objekte që janë ndërtuar 30 apo 50 vjet më parë dhe janë më afër se 50 metra nga liqeni, dhe objektet janë të ligjshme. Ligji thotë se ato nuk duhet të nxjerrin asnjë leje ndërtimi, madje as për instalimin e fotovoltaikëve, nëse janë më pak se 50 metra larg. Edhe për të rinovuar çatinë,  duhet të kërkojnë leje. Për këtë arsye kërkojmë që këto ndërtesa që janë ndërtuar më parë të kenë të drejtën e instalimit të fotovoltaikëve, duke thjeshtuar procedurat”, thonë nga HOTAM.

    Ekspertët vlerësojnë se këto janë rregulla absurde.

    “Teknologjia sot dhe në të ardhmen do të zhvillohet me hiperprodhim. Nëse nuk kanë energjinë e tyre, çmimi nuk mund të jetë i lirë. Mendoj se këtu duhet të bëhen disa korrigjime në lidhje me ato rregulla”, deklaroi Zoran Mitreski – Ekspert i Energjisë.

    Pero Kutanoski, menaxher i një hoteli në Ohër, thotë se u detyrua të ndryshojë projektin për marrjen e lejes, sepse sipas disa matjeve, paneli i parë ishte vetëm 47 metra larg, jo 50 metra. Nga HOTAM i bëjnë thirrje Qeverisë të heqë këto dispozita të diskutueshme sipas rekomandimeve të UNESCO-s. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    LEN: BDI e implikuar në skandal ndërkombëtar?!

    Lajmi i rradhës

    ASh: stadiumi i Tetovës keqpërdoret për qëllime parazgjedhore

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë