Hotelierët do të kërkojnë subvencionimin e pagës minimale për punëtorët

    Për momentin nuk dihet se kur dhe nëse do të ketë ndonjë ndihmë të re shtetërore, për sektorin e gastronomisë dhe turizmit. Nga Ministria e Ekonomisë thonë se askush nuk ua ka kërkuar një gjë të tillë, ndonëse hotelierët dhe punonjësit e turizmit thonë se pa një pako të re masash qeveritare, vështirë se do ta kalojnë dimrin.

    Ministria e Ekonomisë

    “As Oda e Tregtisë dhe as Trupi Koordinues nuk kanë marrë propozime të reja për të ndihmuar industrinë e turizmit. Si Ministri, ne besojmë se edhe masat e ardhshme duhet të miratohen në bashkëpunim me sektorin privat dhe në konsultim me ekspertë të fushës. “Ne si Ministri jemi të hapur dhe presim propozime dhe shpjegime për ta, që të mund të marrim qëndrim dhe t’ia propozojmë Qeverisë.

    Nga shoqata e hotelerisë, thonë se këto ditë do të dërgojnë kërkesë zyrtare për ndihmë shtetërore tek institucionet kompetente. Një nga kërkesat do të jetë subvencionimi i pagës minimale për punonjësit.

     “Tashmë janë kërkuar masat e subvencionimit, duke qenë se kemi qenë të mbyllur gjysmë viti, ose gjysmë të mbyllur dhe kemi punuar sezonin në korrik dhe gusht. Seminaret nuk i kemi sikur në vitin 2019, janë reduktuar shumë. Presim të marrim një lloj ndihme për këtë vit, që vitin e ardhshëm, me të gjitha çmimet e shtrenjtuara, të fillojmë të funksionojmë dhe të punojmë të gjithë vitin me përmbushje më të mirë, dhe të ulim kostot totale”-  deklaroi Kërste Blazheski-Kryetar i HOTAM.

    Hotelierët njoftuan se do të ketë rritje 20% të çmimeve të aranzhimeve pas Vitit të Ri, për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve ushqimore bazë. Për shkak të krizës së Kovid 19, objektet hoteliere në bregun e liqenit Ohër-Strugë janë pothuajse të zbrazëta, dhe kështu do të jenë edhe në muajt në vijim./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Prokuroritë në Maqedoninë e Veriut veprojnë shumë ngadalë

    Lajmi i rradhës

    Sezoni i ngrohjes ka filluar bashkë me ndotjen e ajrit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë