Sezoni i ngrohjes ka filluar bashkë me ndotjen e ajrit

    Foto ilustruese

    Riaktivizimi i mundshëm i bllokut të tretë në TEC Manastir, si dhe i TEC Osllomej për prodhimin e energjisë elektrike do të ndotë edhe më shumë ajrin, paralajmërojnë ambientalistët. Termocentralet do të duhet të djegin qymyr për të gjeneruar energji elektrike shtesë, i cili nga ana tjetër ndot më shumë mjedisin.

     “Patjetër që braktisja e lëndëve djegëse fosile dhe qymyrit duhet të ndodhë sa më shpejt. Megjithatë, është në duart e pushtetit qendror që tranzicionin energjetik drejt energjisë ripërtëritëse ta bëjë sa më shpejt të jetë e mundur. Pra, të ulet qymyrit dhe të rritet energjia ripërtëritëse”- deklaroi Mila Jovanovska- “Go Green”.

    Me fillimin e sezonit të ngrohjes si dhe trafikun e dendur ditët e fundit, tashmë ndihet era e keqe e tymit helmues. Aktivistët ekologjik besojnë se edhe pse janë paralajmëruar projekte të reja kundër ndotjes së ajrit, ato ende nuk janë duke u realizuar. Jovanovska thotë se vendit i mungon kuadër profesional në luftën kundër ndotjes. Sa i përket masave aktuale kundër ndotjes, Jovanovska shton se ato nuk japin rezultate të shpejta. Kufizimet e qarkullimit, pastrimi i shpeshtë i rrugëve, inspektimet e intensifikuara të industrisë, janë masat që duhen aktivizuar në mënyrë intervenuese dhe jo të presim që brenda dy ditësh të arrihet pragu prej 163 mikrogramësh grimca PM10 dhe më pas të reagohet.

     “Pse, për shembull, deri më tani qyteti nuk ka miratuar regjim për të reduktuar trafikun. Pse politikat synojnë gjithmonë favorizimin e automobilizmit, pra zgjerimin e bulevardeve dhe rrugëve të reja dhe jo kufizimin e tij?- pohoi Mila Jovanovska, Go Green.

    Harta me stacionet matëse në mbarë vendin tregon se vetëm në Veles ajri është i ndotur. Në këtë qytet është tejkaluar kufiri i lejuar i ndotjes prej 50 mikrogramë grimcash PM10 në ajër./Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Hotelierët do të kërkojnë subvencionimin e pagës minimale për punëtorët

    Lajmi i rradhës

    VMRO-ja akuzon policinë se ndalon qëllimisht veturat zyrtare të saj për të ushtruar presion

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë