Hoxha: 50 milionë euro për modernizimin e bujqësisë në RMV

    Me 50 milionë euro do të modernizohet bujqësia e Maqedonisë së Veriut. Është planifikuar ndërtimi i qendrave blerëse shpërndarëse, përforcim të kapaciteteve për IPARD, krijim të sistemit për heqjen e nënprodukteve me origjinë shtazore dhe trajnim për bujqit, përcjell Nistori.

    Pjesa më e madhe e mjeteve apo 46 milionë euro janë siguruar nga Banka Botërore, ndërsa katër milionë janë mjete grant nga Komisioni Evropian. Mjetet nga Banka Botërore janë marrë me kushte të volitshme, me fat të pagesës për 12 vjet, me periudhë të përfshirë grejs prej katër vjet dhe me normë interesi prej gjashtë muajve EURIBOR të rritur me një hapësirë fikse, që për momentin arrin 0,1 për qind. Përfitim nga projekti do të kenë bujqit, përpunuesit, zinxhirët e shitjes me pakicë dhe konsumatorët, por impakt do të ketë edhe mbi të gjithë ekonominë.

    Sipas ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave Arjanit Hoxha, rëndësi më të madhe për bujqit do të ketë komponenta e parë e projektit, për të cilën do të ndahen 32 milionë euro.

    “Platforma bujqësore-ushqimore në Shkup, që do t’i mbulojë edhe rajoni e Pollogut dhe rajonin e Kumanovës, do të përmbajë qendër blerëse-shpërndarëse, depo të thata bashkëkohore, frigoriferë me performanca të cilat deri më tani nuk ekzistojnë në shtetin tonë, si dhe qendër speciale teknike e cila do të përmbajë stacuon për pastrim dhe dezinfektim të kamionëve, pajisje ndihmëse për reciklim të mbeturinave”, sqaroi Hoxha në konferencën e sotme për shtyp në Qeveri. /AIM/Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Si të përgatisni byrekun e shtëpisë pa thithur vaj

    Lajmi i rradhës

    Çfarë të bëni kundër celulitit | Trajtimi natyral që ju vjen në ndihmë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë