Hoxha: BDI në opozitë dhe gjithçka në rregull

    Zëdhësnësi i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha në emisionin 200 ka folur për bashkëpunimin dhe krijimin e një bllokut të ri politik në qeveri. Sipas tij, aktualisht pikë e përbashkët ndërmjet Besës dhe ASh-së, duke shpresuar edhe në partinë Alternativa është rrëzimi i qeverisë, gjegjësisht shkuarja e BDI-së në opozitë dhe më pas gjithçka është në rregull, përcjell Nistori.

    Hoxha ka deklaruar se bashkëpunimi me BDI-në në qeveri ka qenë shumë i vështirë dhe se në asnjë moment Besa nuk ka qenë e trajtuar si partner i përbashkët, duke hasur në pengesa dhe problem në punën tonë.

    Ai ka shtuar se Zhelina nuk ka qenë pretekst për të rrëzuar qeverinë, por BDI-ja e “mbushi kupën”. Zhelina, tha ai, nxori në pah manipulimin standard të BDI-së. Deri tani Besa, thotë ai, ka gëlltitur çdo gjë për hatër të integrimeve, por ky ishte fundi i koalicionit me BDI-në. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Kosovë, shqetësime për dënimet e ulëta ndaj ushtruesve të dhunës

    Lajmi i rradhës

    Fushatat elektorale të partive kanë ndikuar që të përkeqësohet gjendja epidemiologjike në RMV

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë