Hoxha: BDI vazhdimisht e ka keqpërdorur tryezën e partive politike shqiptare

    Zv/kryetari i Lëvizjes Besa, Arjanit Hoxha, në “Rruga drejt”, në Alsat M, tha se duhet të diskutohet se çfarë është arritur nga nënshkrimi i deklaratës së përbashkët të partive shqiptare, pasi që sipas tij, BDI-ja, frikësohet të japë llogari për ato që kanë nënshkruar.

    “Duhet të flasim se çfarë është arritur nga deklarata e përbashkët, por nga debati që zhvilluam sonte, heqja e 20%-shit nuk qenka problem, por këta kanë frikë të japin llogari për atë qka kanë realizuar nga ajo që kanë nënshkruar”, tha Arjanit Hoxha.

    Hoxha gjithashtu kërkoi nga BDI-ja të dalë me qëndrim a e tërheqin nënshkrimin e tyre nga deklarata e përbashkët e partive shqiptare, apo nuk e tërheqin?

    Ai më tej shtoi se, ndryshimin kushtutues të cilin e kërkon Lëvizja Besa, ka të bëjë me korigjimin e një akti, i cili është praktik institucional. Pra, gjuhën shqipe e përdorin ministra maqedon, drejtorët maqedon. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    ”The Mirror”: Ksamili thënë ndryshe Maldivet e Shqipërisë

    Lajmi i rradhës

    Sa është shpenzuar për të akuzuarit në Hagë?

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë