Hoxha: legjitimitetin e ka Fronti Europian

    Kryetari i PDE-së, Arjanit Hoxha në tubimin përmbyllës në Tetovë në zgjedhjet parlamentare 2024 / Fotografia: Emir Hamzi

    Arianit Hoxha nga Fronti Europian në “Daily Click” në TV21 u shpreh se votuesit shqiptarë legjitimitetin ia dhanë Frontit Europian, përcjell Nistori.

    “Koalicioni VLEN dy tre ditë para zgjedhjeve publikoi fotografi me z.Mickoski ku të gjithë e proklamuan se kjo do të jetë Qeveri a ardhëshme dhe dy ditë mbas asaj shqiptarët dolën dhe votuan dhe votën përsëri ja besuan Frontit Europian që dëshmon edhe njëherë se votuesi nuk ja ka dhënë ligjitimitetin po të ishte që shqiptarët besonin që VLEN-i do të jetë përfaqësuesi politik në Qeverisjen e ardhëshme atëherë do të duheshte që votat të shkonin te VLEN-i”, deklaroi Hoxha.

    Hoxha: nga partitë shqiptare kanë përfituar edhe komunitetet tjera

    Hoxha nga Fronti Europian tha se partitë maqedonase nervozën më të madhe ndaj Frontit Europian e kanë shprehur kur janë bashkuar bashkësit e etnive tjera.

    “Momentin kur partitë politike maqedonase nervozën më të madhe ndaj Frontit Europian e kanë shfaqur kur kanë ardhur këto bashkësi të tjera etnike sepse deri tani beteja politike normalisht është zhvilluar për arritjet apo për të drejtat e shqiptarëve prej partive shqiptare mirëpo në difollt kanë përfituar edhe komunitetet tjera”, potencoi Hoxha ndër të tjera.

    Teza e VLEN-it se 200 mijë janë vota shqiptare gjithsej, është tezë e VMRO-së

    Hoxha u shpreh se teza që e jep VLEN-i se janë 200 mijë vota shqiptare gjithsej, është tezë e VMRO-së.

    “Nuk është e njejtë gara për përfaqësues legjitim në Kuvend dhe gara për president që është garë e cila nuk ka mundësi fitore nga tabori shqiptar dhe nuk mund të krahasohet e tillë, nëse është e tillë edhe me një votë duhet të respektohet legjitimiteti dhe nuk flasim për 30 mijë të tilla. Teza që mundohen ta hedhin se kaq janë vota shqiptare 200 mijë është tezë e VMRO-së e cila don të tregojë se shqiptarët janë më pak dhe për fat të keq kemi partner të tyre të cilët me vetëdije apo pa vetëdije mundohen ta imponojnë këtë të pavërtet”, shtoi Hoxha më tej.

    Ai tha se sipas bisedave që qarkullojnë, shqiptarët do të marrin vetëm 22% të pushtetit në Qeverinë VMROVLENZNAM.

    “Ndërtohen tre ministri të reja dhe asnjë se marrin shqiptarët, shtohet numri. Procentualisht përqindja e shqiptarëve kështu si kanë dalur bisedat është 22%. d.m.th. VMRO-DPMNE ende vazhdon të nënçmoj as atë që ka qenë nga viti 2002 nuk e pranon si të tillë ndërsa ne sot jemi 29% pa hyrë në komunitetet tjera. Ky është nënçmimi parë. Kur flasim për përfaqësim të drejtë dhe adekuat ju keni 5 ministri kyçe që nuk keni asnjë shqiptar”, sqaroi Hoxha. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Adoleshentet në RMV vazhdojnë të lindin…njësoj!

    Lajmi i rradhës

    Sali: Aliu duhet të pranojë se praktikat korruptive si “Soravia” dhe “Kazinot” janë fajtore për rënien e BDI-së

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë