Hoxha: Lëvizja Besa ka vetëm interesa, nuk ka identitet

    Arjanit Hoxha sot ka deklaruar se largimi i tij nga Lëvizja Besa është bërë për parime dhe se Fatmir Limani nuk ka qenë arsye e largimit, siç aludohet në qarqe të ndryshme, përcjell Nistori.

    “Nuk ka arsye individualiste brenda asaj që unë jam larguar nga Lëvizja Besa… Nuk ka të bëjë as ndonjë inat individual e as ndonjë interes individual apo grupor”, tha Hoxha në “KlanDebat”.

    Hoxha shtoi se para largimit është ulur me Bilall Kasamin dhe ka diskutuar e ia ka thënë qëndrimin e tij se nuk pajtohet me mënyrën e zhvillimit të politikës në parti.

    Ai thotë se Lëvizja Besa sot nuk ka identitet, por ka vetëm interes.

    “Sot, nuk ka identitet përpos interesit dhe ajo është matematika apo përllogaritja e numrave. Unë e kam kundërshtuar këtë… Unë kam qenë kritikuesi më i madh i veprimeve politike të VMRO-DPMNE-së. Nuk kam gabuar asnjëherë në atë vlerësim, pasi që e kam nuhatur nga përvoja politike që kam se veprimtaria politike e VMRO-DPMNE-së nuk është ashtu siç tentojnë. Ata kërkojnë të ndërtojnë një partneritet me partitë e tjera shqiptare, mirëpo këtë partneritet duan ta ndërtojnë vetëm mbi bazën e vasalitetit”, shtoi Hoxha.

    Hoxha paralajmëron lëvizje “surprizë” nga Lëvizja Besa te PDE brenda pak ditëve!

    Hoxha u shpreh se disa parti politike në zgjedhjet e ardhshme do ta përfundojnë misionin e tyre dhe do të shkojnë në histori, por pa saktësuar se për cilat parti bëhet fjalë. Ai garantoi se partia e tij do të ketë jetë të gjatë dhe në zgjedhje do të ketë paraqitje të mirë. Sipas tij, PDE qëndron mirë me shtrirjen në terren, ndërsa paralajmëroi prurje të reja nga ish partia e tij, Lëvizja Besa.

    Hoxha: Ne e zgjodhëm Kasamin e jo ai neve!

    Kreu i PDE ka deklaruar se në kohën kur ndodhi përçarja mes Besës dhe Alternativës, nuk ka qenë Bilall Kasami ai që ka zgjedhur të jetë krah Arjanit Hoxhës dhe të tjerëve, por kanë qenë Hoxha me të tjerët që kanë zgjedhur Bilall Kasamin.

    Sipas tij, të njëjtët persona që atëkohë qëndruan pas Kasamit dhe e fuqizuan Lëvizjen Besa duke fituar 4 deputetë e 2 komuna, sot janë rreshtuar pas PDE-së. Kasamin, siç thotë Hoxha, e kanë braktisur bashkëpunëtorët e afërt të dikurshëm.

    Hoxha kritikoi mënyrën se si Kasami dhe Gashi me dy subjektet e tyre janë bashkuar sërish, pa udhënë sqarime anëtarësisë dhe aktivistëve, të cilët sipas tij, kanë krijuar edhe hasmëri mes tyre në momentin që u ndanë. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Vdes Musadik Pajaziti, i dënuar në rastin “Lagjja e Trimave”

    Lajmi i rradhës

    Taravari: Nëse kthehet Gruevski, ASh do ta shqyrtojë qëndrimin në qeveri

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë