Taravari: Nëse kthehet Gruevski, ASh do ta shqyrtojë qëndrimin në qeveri

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari / Fotografia: Nistori

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari tha se nuk mendon që Nikolla Gruevski do të kthehet në Maqedoni pas ndyshimeve në Kodin Penal, pasi që këto ndryshime nuk e amnistojnë atë sepse ai ka shumë lëndë. Arben Taravari i ftuar në edicionin e lajmeve në Alsat tha se nëse Gruevski kthehet në Maqedoni për ndonjë arsye tjetër, Aleanca për Shqiptarët do ta shqyrtojë atë, përcjell Nistori.

    “Nuk mendoj se Gruevski kthehet edhe pse para disa ditëve nuk kisha informata të sakta, por tash kam informata të sakta domethënë se me ndryshimet të cilat janë bërë në Kodin Penal nuk e amnistojnë Nikolla Gruevskin. Ai ka plot lëndë kështu që ky ndryshim që bëhet në Kodin Penal nuk do jetë aryeja për t’u kthyer Nikolla Gruevski”, theksoi Taravari.

    Sipas Taravarit nëse bëhet fjalë për arsye tjetër, ajo është punë tjetër dhe në atë rast përsëri Aleanca për Shqiptarët do ta shqyrton në rradhët e veta si vazhdon më tutje. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Hoxha: Lëvizja Besa ka vetëm interesa, nuk ka identitet

    Lajmi i rradhës

    MAQEDONIA NDËR MË TË NDOTURA NË EUROPË!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë