Hoxha: Shumë shqiptarë nga diaspora më kanë telefonuar për ta blerë tokën arkeologjike “Scupi”

    Arjanit Hoxha nga Lëvizja Besa, duke folur për gërmimet arkeologjike dhe zbulimin i pllakave dardane në lokalitetin arkeologjik “Scupi” përgjatë Vardarit, për TV21 tha se ka pasur telefonata nga diaspora që janë interesuar të mbledhin fonde për ta blerë tokën e lokalitet arkeologjik që të mbetet e konservuar ashtu si është, përcjell Nistori.

    “Kam pasur telefonata nga mërgimtarët tanë, nga diaspora, nga Europa, Amerika, të cilët kanë thënë: na gjeni mundësinë institucionale, nuk janë problem se sa fonde do mbledhim, nëse duhet edhe ta blejmë atë tokë, që të mbetet e konservuar ashtu si është. Unë e kuptoj se nuk mund të jetë zgjidhja individuale apo zgjidhja e diasporës, mirëpo llogaritni që ata që na shohin prej atje, kanë lënë vendlindjen dhe u dhemb shpirti, shumë më shumë sesa ne të tjerët e kalojmë këtë situatë kështu lehtësisht”, tha Hoxha.

    Arkeologu Mixhait Pollozhani tha se maqedonasit nuk e mohojnë dot se këtu kanë jetuar fise ilirësh. Polozhani potencoi se arekologët maqedonasë janë mbyllur me të gjithë, jo vetëm me arkologët shqiptarë, por edhe me ata fqinjë dhe të Europës. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Bizneset në Maqedoni kërcënojnë me zbrazjen e rafteve në rast të ngrirjes së çmimeve

    Lajmi i rradhës

    Kanadaja nis hetimet për ndërhyrjen e Kinës në zgjedhjet e saj

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë