A po vjen operatori i tretë?

    Grupacioni i dytë hungarez 4iG ka shfaqur interesimin për të hyrë në tregun e telekomunikacionit në Maqedoni. Grupi shprehu interesim të madh për të analizuar kushtet për hyrje në tregun e telekomunikacionit në Maqedoni dhe ofrimin e shërbimeve në telefoninë mobile dhe fikse. Kompania hungareze po punon edhe në Shqipëri dhe Mal të zi përmes operatorëve “One”, ndërsa zgjerimi në Maqedoni flet për planet e kompanisë për zgjerimin e pranisë së saj në vendet e Ballkanit Perëndimor.Gjithashtu disa javë më parë nga Ministria e Transportit, paralajmëruan operatorin e tretë mobil në Maqedoni. Kjo pritet që të ul çmimet e telefonisë mobile, televizionit kabllor dhe shërbimeve të internetit.

    Tre vite më parë u theksua se me tenderin për miratimet për 5G që Agjencia e Komunikimeve Elektronike shpalli atëherë, parashikohen dy blloqe për hyrjen e një operatori rrjeti në telefoninë celulare. Hyrja e mundshme e një operatori të ri të rrjetit në vend do të forcojë konkurrencën në treg, i cili dominohet nga Telekomi i Maqedonisë dhe A1 Maqedonia si dhe funksionojnë edhe tre operatorë virtualë, të cilët në vitet e kaluara kanë marrë përafërsisht tre për qind të pjesë e tregut. Investimi në infrastrukturën optike pritet të jetë kyç në treg.

    Në fundjavën e kaluar, në kuadër të vizitës zyrtare në Budapest, zëvendëskryeministri i Maqedonisë së Veriut, dhe ministri përgjegjës për transport dhe komunikim Aleksandar Nikolloski, zhvilloi bisedime me presidentin e Grupit 4iG, Gellért Jaszai ku theksoi se njohuritë e Grupit 4iG për industrinë e telekomunikacionit dhe përvoja e fituar në rajon mund të përdoren mirë edhe në tregun e Maqedonisë së Veriut. “Bashkëpunimi është i dobishëm për të dyja palët, por veçanërisht për qytetarët e Maqedonisë, pasi vendi ynë dhe Grupi 4iG ndajnë një vizion të përbashkët për të ardhmen: një shoqëri të zhvilluar digjitale”, theksoi ministri Aleksandar Nikolloski.

    Gjatë takimit zyrtar, të dyja palët theksuan rolin kyç të zhvillimeve të infrastrukturës dixhitale në zhvillimin ekonomik dhe social. Në përputhje me planet e qëndrueshmërisë së Maqedonisë së Veriut për vitin 2030, presidenti i 4iG shprehu interes për projektet e infrastrukturës së komunikimit, veçanërisht për investimet teknologjike më të fundit për të lidhur zonat urbane dhe rurale në Maqedoninë e Veriut.

    “Qëllimi i nismës është të përmirësojë përvojën e përdoruesit dhe, përveç qëndrueshmërisë, të mbështesë krijimin e vendeve të punës dhe rritjen ekonomike. Qëllimi ynë është të kontribuojmë në zhvillimin e sektorit të telekomunikacionit në Maqedoninë e Veriut dhe të arrijmë ndryshime pozitive në vend me ndihmën e teknologjive tona. Ne jemi seriozë për të hyrë në treg, kështu që do të fillojmë negociatat me qeverinë e Maqedonisë së Veriut në javët e ardhshme për të zyrtarizuar angazhimin tonë dhe për të përcaktuar kornizën për bashkëpunimin e ardhshëm”, theksoi Gellért Jaszai.

    Nën emrin e markës, filialet e 4iG në Ballkanin Perëndimor iu nënshtruan një transformimi të suksesshëm. One Albania që posedohet nga biznesi hungarez është operatori më i madh në Shqipëri i shërbimeve celulare sipas kartave SIM me 1.906.152 abonentë ndjekur ngushtë nga Vodafone Albania me 1,901,220 abonentë.Kujtojmë se One Albania është fryt i bashkimit të One Telecommunications me ALBtelecom, të dyja kompani në pronësi të kompanisë Hungareze 4iG. Shkrirja e operacioneve u bë jo vetëm për shërbimet celulare por edhe ato fikse.ONE Albania iu prezantua klientëve shqiptarë më 1 janar 2023. ONE ishte blerë nga Grupi Hungarez, 4iG, pronari zyrtar edhe i ALBtelecom.

    Në Mal të Zi, Mtel me mbi 482 mijë përdorues ose 36.7 për qind të pjesës së tregut dhe Telekomi i Malit të Zi me gati 478 mijë kartela aktive. Pra 36.4 për qind. Kompania e tretë me pronar hungarez One Mali i Zi vitin e kaluar ka shënuar një rënie të lehtë të numrit të përdoruesve në 353 mijë karta aktive, duke zënë pothuajse 27 për qind të pjesës së tregut të telefonisë celulare.

    Marka e Telenor Montenegro ndryshohet në ONE në fund të marsit 2022 dhe u ble për 51 milionë euro.

    Portofoli i telekomunikacioneve të 4iG në Hungari dhe Ballkanin Perëndimor është bashkuar nga Antenna Hungária, në të cilën shteti hungarez zotëron 23.8 për qind. Krahas investimeve aktuale, 4iG po planifikon edhe një kabllo nëndetëse për transmetimin e të dhënave me kapacitet të lartë me Telecom Egypt që do të lidhë Egjiptin dhe Shqipërinë. Ky projekt mund të sjellë përfitime shtesë për Maqedoninë e Veriut duke forcuar rritjen e saj dixhitale dhe ekonomike. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Incidenti me presidenten e Kosovës nuk do t’i cenojë marrëdhëniet diplomatike mes Shkupit dhe Prishtinës

    Lajmi i rradhës

    “Meta” nuk i informoi qytetarët e Ballkanit Perëndimor rreth “eksperimentit” në Facebook dhe në rrjetet tjera

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë