HULUMTIM | 90% e partive politike nuk kanë treguar transparencë të lartë

    Koordinatorja e programit në Fondacionin “Shoqëria e Hapur Maqedoni”, Marija Mirçevska, në paraqitjen e saj në emisionin “360 gradë” në Alsat, është shprehur e zhgënjyer me hulumtimin e bërë në lidhje me transparencën e punës së partive politike në vend, përcjell Nistori.

    Sipas saj, hulumtimi i Fondacionit ka përfshirë 28 parti dhe asnjëra prej tyre nuk ka treguar transparencë të lartë.

    “Është zhgënjyese që 90% e partive, që analizuam bien në dy kategoritë e fundit, pra transparencë aktive e pakënaqshme, apo e kënaqshme dhe vetëm tre parti hyjnë në kategorinë – transparencë e mirë aktive. Asnjëra nuk është në dy shkallët më të larta”, tha Mirçevska. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    “Qytetarëve në Maqedoni u është premtuar jetë, por kanë marrë apati”

    Lajmi i rradhës

    Ndërtimtarët në Maqedoni nuk kanë shpresa se do bëhet mirë!

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë