“Qytetarëve në Maqedoni u është premtuar jetë, por kanë marrë apati”

    Qytetarëve iu premtua jetë, por morën apati, ka thënë në emisionin “360 gradë” në Alsat, Marija Miteva, anëtare e Komitetit ekzekutiv të VMRO-DPMNE-së. Duke folur për transparencën partiake dhe besimin e qytetarëve në sistemin shtetëror, Miteva tha shtë e vështirë që pas apatisë të tentohet të futet besimi tek qytetarët, përcjell Nistori.

    “Duhet të pyesim veten pse qytetarët kanë besim të ulët në radhë të parë në shtetin dhe sistemin shtetëror dhe kjo reflektohet te partitë. Sepse kemi periudhë të gjatë në të cilën ndodhin shumë polarizime të shoqërisë. Ne kemi premtimin e jetës dhe sjelljen e apatisë. Dhe është e vështirë që pas apatisë të tentohet të futet besimi tek qytetarët”, tha Miteva.

    Omer Ajdini nga Aleanca për Shqiptarët ka thënë se 64 për qind e njerëzve mendojnë se partitë politike i keqpërdorin mjetet e buxhetit.

    Ai për këtë i është referuar anketës së fundit të IRI-të, derisa ka thënë se në bazë të kësaj reflekton edhe mosbesimi që ka populli tek partitë politike, shkruan Alsat.

    “Ne kemi 64 për qind të njerëzve sipas anketës së fundit të IRI-të, që mendojnë se partitë politike i keqpërdorin mjetet e buxhetit publik. Prandaj reflekton edhe mosbesimin që populli ka tek ne. Unë mendoj që kryesisht kjo është pasojë e mentalitetit të bartur i cili duhet të ndryshohet”, ka thënë Ajdini.

    Të mos presim që dikush nga jashtë të na kërkojë llogari para qytetarëve

    Zëdhënësja e LSDM-së në pushtet, Bogdanka Kuzeska, tha se partitë politike, të cilat ndër të tjera financohen nga paratë e qytetarëve, duhet të kenë iniciativën e tyre për transparencë dhe llogaridhënie ndaj popullit, pa pasur nevojë dikush nga jashtë t’i thërrasë për një hap të tillë.

    “Para qytetarëve, të gjitha partitë politike duhet të veprojnë në mënyrë transparente dhe të mos presim që dikush të na shtyjë, të na thërrasë në tavolinë dhe të na thotë se duhet të japim llogari para qytetarëve. Ajo që ne bëjmë financiarisht dhe marrim nga qytetarët, siç thamë 3.5 milionë euro, është që, të shpërndara për partitë në vendin tonë, duhet të dimë me vetëdije, me iniciativën tonë, se duhet informacionet e nevojshme për publikun t’i sigurojmë me kohë”, tha Kuzeska. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Lista Serbe duhet të merret në pyetje, me hatër ose me forcë

    Lajmi i rradhës

    HULUMTIM | 90% e partive politike nuk kanë treguar transparencë të lartë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë