Hulumtim: Qytetarët e RMV-së nuk duan të kenë fqinjësi me persona të LGBT-së

    Hulumtimi i realizuar nga organizata joqeveritare Qendra për Bashkëpunim Ndërkombëtar (QMBN) tregon se qytetarët nuk duan që në fqinjësi të kenë persona që janë pjesëtarë të komunitetit LGBT. Në përqindje, vërehet se kundër fqinjëve të komunitetit LGBT, negativisht janë deklaruar 81% e të anketuarve, kundër fqinjëve të varur nga droga 91%, nga alkooli 88% dhe kundër personave me të kaluar kriminale 82%, përcjell Nistori.

    “Është interesant të theksohet se gratë janë më tolerante, ndërsa kur bëhet fjalë për të moshuarit, me rritjen e moshës rritet edhe toleranca, vetëm në rastin kur bëhet fjalë për të varurit nga droga, alkooli dhe LGBT”, thekson Natasha Dimova nga organizata joqeveritare QMBN në 360 gradë në Alsat M.

    Shoqëria maqedonase është e dhunshme dhe e mbushur me paragjykime, kështu u shpreh Sllavço Dimitrov nga koalicioni “Margini”, derisa komentoi rezultatet e hulumtimit që tregoi se mes fqinjëve më të padëshiruar janë përfaqësuesit e komunitetit LGBTI.

    “Kur t’i krahasojmë këto rezultate me ato të para 10 viteve, vërejmë se nuk është shënuar asnjë lëvizje, madje ndoshta është edhe më keq. Ajo që është shumë e rëndësishme është se gjërat duhet t’i identifikojmë dhe t’i emërojmë me fjalët e vërteta. Ato nënkuptojnë se shoqëria maqedonase duhet të sheh veten në pasqyrë dhe të pranoj se kjo shoqëri është kryesisht e dhunshme, e mbushur me urrejtje, paragjykime…”, tha Dimitrov ndër të tjera. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Fluksi i emigrimit në RMV do të vazhdojë me trendin e njëjtë si në vitin e kaluar

    Lajmi i rradhës

    Borell mund “të shkarkohet” nga dialogu? Gjermanët thonë se ai nuk është transparent dhe neutral

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë