Human Rights Watch nxjerr raportin: Izraeli kreu krime lufte ndaj palestinezëve

    Human Rights Watch ka hedhur akuzua të forta kundrejt ushtrisë izraelite për sulmet që sipas organizatës “dukshëm përbëjnë krime lufte” gjatë luftës 11-ditore kundër grupit militant të Hamasit.

    Organizata ndërkombëtare e të drejtave të njeriut bëri publike këtë të martë gjetjet e saj të fundit pas hetimit të tre sulme ajrore izraelite që vranë 62 civilë palestinezë. Organizata tha se nuk kishte asnjë objektiv të dukshëm ushtarak që sugjeronin praninë e Hamasit pranë zonës ku u kryen sulmet.

    Raporti gjithashtu akuzoi militantët palestinezë për krime të dukshme lufte me lëshimin e mbi 4,000 raketave në zonat e populluara Izraelite. Sulmet të tilla, tha Human Rights Ëatch, shkelin ligjet që “ndalojnë sulmet e qëllimshme ose pa kriter kundër civilëve”.

    Raporti, megjithatë, u përqëndrua në veprimet e Izraelit gjatë luftimeve dhe grupi tha se do të lëshonte një raport të veçantë mbi veprimet e Hamasit dhe grupeve të tjera militante palestineze në Gusht.

    “Forcat izraelite kryen sulme në Gaza në maj që shkatërruan familje të tëra pa ndonjë objektiv të dukshëm ushtarak,” tha Gerry Simpson, drejtor i lidhur me krizat dhe konfliktet në HRË. Ai shtoi se “mosgatishmëria e vazhdueshme e Izraelit për të hetuar seriozisht krimet e pretenduara të luftës”, shoqëruar me raketa palestineze në zonat civile izraelite, nënvizoi rëndësinë e një hetimi të vazhdueshëm për të dy palët nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.

    Nuk pati asnjë reagim të menjëhershëm ndaj raportit nga ushtria izraelite, e cila ka thënë vazhdimisht sulmet e saj kishin për qëllim objektivat ushtarake në Gaza. Izraeli deklaron se duhet të merren masa të shumta paraprake për të shmangur dëmtimin e civilëve dhe fajëson Hamasin për viktimat civile me hedhjen e raketave dhe operacione të tjera ushtarake brenda zonave të banuara.

    Lufta Izrael-Palestinë shpërtheu më 10 maj, pasi Hamasi lëshoi një breshëri raketash në drejtim të Jeruzalemit, në mbështetje të protestave palestineze kundër sulmit nga ushtria e Izraelit në kompleksin e xhamisë Al-Aqsa, e ndërtuar në një vend të shenjtë, I kontestuar nga hebrenjtë dhe myslimanët, përfshirë kërcënimin për dëbim të dhjetra familjeve palestineze nga kolonët hebrenj në lagjen Sheik Jarah.

    Lajmi Paraprak

    Njihuni me fshatin e bukur kosovar që ka ruajtur vlerat tradicionale

    Lajmi i rradhës

    Uthulla për pastrim | Rastet kur duhet ta përdorni

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë