Njihuni me fshatin e bukur kosovar që ka ruajtur vlerat tradicionale

    Fshati Brus gjendet në zonën më të thellë të komunës së Lipjanit. Shumë fshatra në Kosovë kanë ndryshuar në aspektin e traditave dhe kulturave bujqësore.

    Por, fshati Brus ende ruan traditat dhe kulturat bujqësore, duke bërë të duket një fshat simpatik si për nga pamja ashtu edhe për nga ruajtja e vlerave, shkruan albinfo.ch.

    Jemi mësuar të dëgjojmë dy karakteristika shumë interesante të këtij fshati ku të gjithë banorët kanë mbiemrin Gashi, dhe kanë dy fe, islamin dhe krishterizmin.

    Sipas gojëdhënave, fshati është ngritur prej tre vëllezërve të cilët kanë përqafuar besime të ndryshme fetare, mirëpo edhe pse u takojnë dy feve, toleranca ndërfetare respektohet shumë, por Albinfo.ch kësaj radhe nuk do të ndalet në këtë aspekt, por do të përshkruaj disa veçori që na zgjojnë nostalgji dhe kujtime të bukura të jetës në fshat.

    Jeta në fshat, natyra, ajri i pastër, kullosat e lopëve, kalërimi me kuajtë e bukur, ushqimet e shëndetshme bio, mos qarkullimi i shumtë i makinave e bëjnë që fshati Brus të jetë një mrekulli në vete, duke ruajtur me fantaizëm këto vlera, që po thuajse në gjithë Kosovën janë shuar./ albinfo.ch/ 

    Lajmi Paraprak

    ASH: Zaev t’i kërkojë falje administratës për akuzat

    Lajmi i rradhës

    Human Rights Watch nxjerr raportin: Izraeli kreu krime lufte ndaj palestinezëve

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë