Hungaria për herë të parë zgjedh një grua për presidente

    Parlamenti hungarez zgjodhi të enjten Katalin Novak, një aleate e ngushtë e kryeministrit Viktor Orban, në postin e të parit të shtetit, vend anëtar i Bashkimit Europian (BE).

    Novak, e cila së fundmi shërbeu si ministre për politikën familjare, e portretizoi zgjedhjen e saj për presidente si një fitore për gratë.

    Ajo u zgjodh në këtë pozitë kryesisht ceremoniale, me 137 vota për dhe 51 kundër në parlamentin e dominuar nga partia e djathtë e kryeministrit Viktor Orban.

    “Ne gratë rritim fëmijë, kujdesemi për të sëmurët, gatuajmë, bëjmë punën e dy njerëzve nëse është e nevojshme, fitojmë para, mësojmë, fitojmë çmime Nobel, pastrojmë dritaret”, tha Novak gjatë fjalimit para se të votohej.

    “Ne e dimë fuqinë e fjalëve, por mund të heshtim dhe të dëgjojmë nëse duhet, dhe të mbrojmë familjet tona”, tha 44-vjeçarja.

    Më herët ajo ka postuar në rrjetet sociale një foto të saj, bashkëshortit dhe tre fëmijëve, duke thënë se “për mua do të thotë shumë që familja ime është këtu me mua”. /REL/

    Lajmi Paraprak

    Qeveria e Kosovës propozon pagën minimale prej 264 euro të sektorit privat, nuk miratohet nga sindikatat

    Lajmi i rradhës

    ANN CHRISTINE EEK: LIBRI PËR ISNIQIN ËSHTË VEPRA IME MË E RËNDËSISHME

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë