HYRJA E ASh-së NË QEVERI | Taravari: Vetëm nëse ka shpresa për sigurimin e 80 deputetëve

    Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari / Fotografia: Nistori

    Aleanca për Shqiptarët mund të bëhet pjesë e Qeverisë vetëm nëse ka shpresa se mund të sigurohen 80 vota për ndryshimet kushtetuese dhe se këtij procesi duhet t’i jepet kohë. Kryetari i kësaj partie, Arben Taravari, ka thënë për Alsat se askush nuk mund të jep garanca, por edhe nëse nuk ka gjasa, ASh nuk sheh arsye për të hyrë në Qeveri, përcjell Nistori.

    “Kusht, nuk mund të thuash se është kusht sepse askush në këtë moment nuk mund ta garantojë dhe të thotë se sigurt do të bëhet numri 80 për ndryshimet kushtetuese, por na duhet njëfarë sigurie se ka gjasa së paku, njëfarë garancie se ka gjasa të bëhen ndryshimet kushtetuese këtë vit për ndryshe nuk e shoh të logjikshme pse të kishim biseduar ose pse t’i kishim vazhduar bisedimet. Gjithnjë e them nëse Aleanca për Shqiptarët nuk hynë në qeveri, vendi do të shkojë në zgjedhje, me gjasa të mëdha”, tha Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

    Kreu i ASH-së pret koordinim mes partnerëve të koalicionit për të parë nëse palët do të fillojnë dhe zyrtarisht negociatat.

    “Nuk mund të shkojë kjo punë deri në pafundësi. Ne duhet maksimumi këto dy javë ta pastrojmë këtë punë. O i nisim negociatat ose ne vazhdojmë në opozitë dhe s’kemi aspak dhe mendoj se ndoshta është dhe mirë për Aleancën për Shqiptarët të vazhdojë në opozitë”, theksoi Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

    Krerët e partive të koalicionit qeveritar do të intensifikojnë bisedimet gjatë këtyre ditëve për të shqyrtuar mundësinë e zgjerimit të shumicës.

    Lajmi Paraprak

    Në vend se gjatë pushimeve, shkollat në Strugë i riparojnë tani

    Lajmi i rradhës

    Kovaçevski: Të mbështetet futja e bullgarëve në Kushtetutë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë