I nxehti në Kosovë – Punëtorët në kulme e në skele

    Ndonëse Ministria e Shëndetësisë e Kosovës mori vendim për ndalimin e punës në sektorin e ndërtimtarisë nga ora 11:00 deri 17:00, shumë kompani nuk janë duke e respektuar.

    Radio Evropa e Lirë gjatë javës ka fotografuar punëtorë në vendpunishte të ndryshme duke punuar në pikë të zhegut.

    Fotografitë janë shkrepur nëpër lagje të ndryshme të Prishtinës.

    Për shkak të rrezikut nga temperaturat e larta, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, nëpërmjet një vendimi ndaloi punën në sektorin e ndërtimtarisë nga ora 11:00 deri 17:00.  
    1Për shkak të rrezikut nga temperaturat e larta, Ministria e Shëndetësisë e Kosovës, nëpërmjet një vendimi ndaloi punën në sektorin e ndërtimtarisë nga ora 11:00 deri 17:00.
     
    Disa punëtorë të një kompanie duke punuar për mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve në Prishtinë.   Temperatura ka arritur deri në 39 gradë celsius ditëve të fundit në Kosovë.
    2Disa punëtorë të një kompanie duke punuar për mirëmbajtjen dhe pastrimin e rrugëve në Prishtinë.
     
    Temperatura ka arritur deri në 39 gradë celsius ditëve të fundit në Kosovë.
    Por, vendimi i MSH-së nuk është duke u respektuar nga shumë kompani.   
    3Por, vendimi i MSH-së nuk është duke u respektuar nga shumë kompani. 
     
    Radio Evropa e Lirë gjatë javës ka fotografuar punëtorë në vendpunishte të ndryshme duke punuar në pikë të zhegut.
    4Radio Evropa e Lirë gjatë javës ka fotografuar punëtorë në vendpunishte të ndryshme duke punuar në pikë të zhegut.
    Fotografitë janë shkrepur nëpër lagje të ndryshme të Prishtinës.
    5Fotografitë janë shkrepur nëpër lagje të ndryshme të Prishtinës.
    Vendimi i MSH-së, që është ende në fuqi, thotë se “nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 ndalohet puna në sektorin e ndërtimtarisë në ambiente të hapura gjatë orareve 11:00 – 17:00 në të gjithë territorin e Kosovës”.
    6Vendimi i MSH-së, që është ende në fuqi, thotë se “nga data 13.07.2024 deri më 20.07.2024 ndalohet puna në sektorin e ndërtimtarisë në ambiente të hapura gjatë orareve 11:00 – 17:00 në të gjithë territorin e Kosovës”.
    Ministria e Shëndetësisë thotë se është vërejtur përmirësim në respektimin e vendimit. Në një vendpunishte është vendosur një afishe me mbishkrimin "Nuk punohet".
    7Ministria e Shëndetësisë thotë se është vërejtur përmirësim në respektimin e vendimit.

    Në një vendpunishte është vendosur një afishe me mbishkrimin “Nuk punohet”.
    “Ditën e parë pas marrjes së vendimit janë shqiptuar mbi 25 gjoba, por është vërejtur përmirësim i dukshëm në respektimin e tij gjatë ditëve në vijim, pasi të gjitha kategoritë janë më të informuara rreth vendimit”, tha MSH-ja në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.  
    8“Ditën e parë pas marrjes së vendimit janë shqiptuar mbi 25 gjoba, por është vërejtur përmirësim i dukshëm në respektimin e tij gjatë ditëve në vijim, pasi të gjitha kategoritë janë më të informuara rreth vendimit”, tha MSH-ja në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë.
    Sipas parashikimit të motit, Kosova do të vazhdojë të përballet me temperatura të larta edhe në ditët në vijim.
    9Sipas parashikimit të motit, Kosova do të vazhdojë të përballet me temperatura të larta edhe në ditët në vijim.
    Vendimi i MSH-së liron nga puna gratë shtatzëna deri më 20 korrik, si dhe redukton punën për personat me sëmundje kronike në 4 orë në ditë.
    10Vendimi i MSH-së liron nga puna gratë shtatzëna deri më 20 korrik, si dhe redukton punën për personat me sëmundje kronike në 4 orë në ditë.
    Një punëtor ndërtimi shihet duke punuar në skele gjatë mesditës me gjithë vendimin e MSH-së që e ndalon punën në ndërtimtari në ambient të hapur nga ora 11 deri  në 17. 
    11Një punëtor ndërtimi shihet duke punuar në skele gjatë mesditës me gjithë vendimin e MSH-së që e ndalon punën në ndërtimtari në ambient të hapur nga ora 11 deri  në 17.  /REL/
    Lajmi Paraprak

    EKSODI I NXËNËSVE – Për 5 vite, 45 shkolla i mbyllën dyert

    Lajmi i rradhës

    Rebalanc prej 5.8 miliardë euro – borxhi publik do të rritet

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë