I pari i Çairit Visar Ganiu thirret në stacion policor, shkak ardhja e Albin Kurtit në RMV

    Kreu i Komunës së Çairit, Visar Ganiu u thirr pas mesdite në stacionin policor të Bit Pazarit për të dhënë deklaratën e tij pas thirrjes nga autoritetet për atë që në opinion u quajt ikonografi e Shqipërisë së Madhe.

    Ganiu thirret në polici vetëm 5 ditë pas koncertit në Tetovë, ku në mesin e pjesëmarrësve valvitej banderola Autoktonus.

    Kjo në opinionin maqedonas shkaktoi reagime të shumta, madje u cilësua si provokim i organizatorëve të pritjes së Kurtit, kreut të Tetovës Bilall Kasami dhe kreut të Çairit Visar Ganiu.

    Një ditë më parë Ganiu tha për Alsat se gjithçka rreth organizimit të pritjes së kryeministrit të Kosovës ishte ligjore. /Alsat/

    Lajmi Paraprak

    Alarmojnë zjarrfikësit në RMV: Rrezikohet siguria e qytetarëve, punojmë me 50% të minimumit ligjor

    Lajmi i rradhës

    Si duhet vepruar për të lehtësuar problemet me mundimin gjatë udhëtimit

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë