I riu në Turqi i veshur si personazhet e videolojërave filmon dhe transmeton drejtpërdrejt sulmin me thikë, lëndon pesë persona

    Një i ri në Turqi filmoi dhe transmetoi drejtpërdrejt sulmin me thikë para një xhamie.

    Në këtë sulm ai arriti të therë të paktën pesë persona – ndërsa shihej me një shami në fytyrë dhe jelek antiplumb, duke sulmuar kalimtarët e rastit në Eskisehir

    I dyshuari është një 18-vjeçar i armatosur me thikë të gjatë, dhe që transmetoi direkt sulmin pranë oborrit të xhamisë Tepebasi.

    Ai gjatë sulmit nuk e nxori as edhe një fjalë nga goja, kurse pamjet janë rrëqethëse. Megjithatë ai u përplas për tokë nga policia që reaguan me kohë.

    “Sulmuesi ishte i veshur si personazhet e videolojërave – me sëpatë në brez, jelek antiplumb, helmetë dhe shami në fytyrë”, u tha nga policia në Eskisehir.

    Disa media të atjeshme raportojnë se ai kishte të veshur një bluzë me diellin e zi, një simbol nazist.

    Ai nuk ka treguar motivet e këtij sulmi, ndërsa Cumhuriyet raporton se ai ishte i ndikuar nga videolojërat me luftëra. 

    Lajmi Paraprak

    Medaljet olimpike shqiptare

    Lajmi i rradhës

    U ndryshua ligji për planifikim urbanistik

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë