I thonë se me EVN nuk ia del, por Sahiti kërkon të drejtën e tij për të pasur rrymë (Video)

    Qytetari Mevludin Sahiti / Fotografia: Nistori

    Edhe pse herën e parë iu refuzua e drejta për kyçje të rrymës, me arsyetimin se transformatori është i dobët, por nëpërmjet avokatit fitoi të drejtën e rrymës dhe mori përgjigje pozitive nga ana e EVN-së. Ai thotë se të gjitha detyrimet pagesore ndaj EVN-së i ka realizuar, por sot e kësaj ende mbetet pa rrymë.

    “Këtë shtëpi të re e kam ndërtuar në vitin 2020. Pasi pranova letrat nga komuna e Zhelinës për legalizimin e shtëpisë, atëherë bëra aplikim të kyçjes së rrymës. Përgjigjja më erdhi negativ, me arsyetimin se transformatori është i dobët. Isha në EVN dhe dikush nga punonjësit aty më tha se duhet të marrë një avokat. E angazhova një avokat për ta vazhduar procedurën dhe nëpërmjet avokatit mora përgjigje pozitive nga EVN se, kam të drejtë të kyçem. E pagova edhe faturën e kyçjes që kërkoi EVN. Të gjitha procedurat i kam të paguara, me dokumentacion jam në rregull. Në vitin 2022 e kam bërë pagesën, por sot e kësaj dite akoma nuk kanë ardhur për kyçje të rrymës. Vazhdimisht jam ankuar dhe kam marrë përgjigje se trafostacioni është i dobët. Mirëpo po në këtë lagje para gjashtë muajsh është kyçur, po në të njëjtin trafostacion që pretendohet se është i dobët, e ndërsa unë që e kam bërë pagesën para dy vitesh, ai paska të drejtë të kyçet në transformatorin e dobët, e unë jo”, shprehet Sahiti.

    Sahiti rastin e ka paraqitur në SPB Tetovë dhe tek Avokati i Popullit. Procedura gjyqësore po vijon, por pa ende pa epilog.

    “Rastin e kam paraqitur në polici, në policinë financiare, edhe te avokati im, por edhe te Avokati i Popullit. Avokati i Popullit më tha se është vështirë me EVN-ën. Por do të mundohemi të të ndihmojmë”, shton Sahiti ndër të tjera.

    Që mos të mbetet në të ftohtë, Sahiti është detyruar që të kyçet me kabllo drejtpërdrejt me shtëpinë e vëllaut, por fatkeqësia tjetër, sipas tij, është se për dy faturat e fundit gjithsej duhet të paguajë afërsisht 220 mijë denarë apo mbi 3.500 euro, ndërsa ata po ngrohen me dru dhe nga një inverter.

    Ai kërkon nga EVN që mos ta diskriminojë dhe të mos zvarritet çështja e tij dhe kërkon zgjidhje. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Demiri: do ta mbroj votën opozitare në KShZ

    Lajmi i rradhës

    Përse nuk duhet t’i mbyllni perdet dhe grilat gjatë ditës

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë