I vihet “flaka” bashkisë së Tiranës, protestuesit djegin goma para godinës – tensione me policinë

    Në ambientet e jashtme të bashkisë Tiranë po mbahet këtë të martë dhe protesta e 10-të e mbështetur nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë.

    Kjo protestë e radhës shënoi një ndryshim të skenarit nga ana e organizatorëve, ku në ndryshim nga hedhja e mjeteve shpërthyese në drejtim të godinës, u dogjën disa goma makinash.

    Një numër i lartë forcave të policisë kishin rrethuar zonën për mbarëvajtjen e protestës, duke vendosur dhe një gardh metalik që ndante efektivët nga qytetarët.

    Protestuesit tentuan disa herë heqjen e gardhit, duke u përplasur me uniformat blu.

    Të pranishëm në protestë ishin përfaqësues të Rithemelimit dhe Partisë së Lirisë në Këshillin Bashkiak dhe përfaqësues nga Aleanca për Teatrin.

    Protestuesit dëgjuan fjalimet e përfaqësuesve politikë, të cilët kërkuan dorëheqjen e kryebashkiakut Erion Veliaj.

    Protesta, e iniciuar nga Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe e mbështetur nga Rithemelimi dhe Partia e Lirisë, vjen pas arrestimeve të disa zyrtave të bashkisë, nga SPAK, të cilët akuzohen për “Shpërdorim detyre”.

    Lajmi Paraprak

    Kurti darkon me shkrimtarin Orhan Pamuk – i interesuar për Kosovën dhe shqiptarët

    Lajmi i rradhës

    Vetëlëndimet e inspiruara nga rrjetet sociale: kërkohet më shumë vigjilencë nga prindërit e shkollat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë