S’KA DORË PUNE! Biznesi dibran vuan për punonjës

    Viteve të fundit biznesi dibran vuan për punonjës. Shumë të rinj të cilët kanë qenë të punësuar në Dibër kanë braktisur vendlindjen dhe kjo situatë drejtpërdrejt ka ndikuar në mungesën e punëtorëve pothuajse në të gjithë sferat e biznesit. Sot, pjesa më e madhe e punëdhënësve dibran thonë se u nevojitet punëtorë. Por nga ana tjetër problem është ata t’i gjesh. Në një situatë të këtillë përfaqësuesit të Odave ekonomike që veprojnë në Dibër thonë se në këtë moment ka nevojë për rritjen e pagave edhe atë rritja të jetë e ndjeshme. Mungesa e dorës së punës në komunën e Dibrës ndjehet në sferën e prodhimit, tregtisë, hotelerisë, bujqësisë, blegtorisë, etj. Anëtarët të Odave ekonomike që veprojnë në Dibër respektivisht Odës ekonomike të Maqedonisë së Veriut si dhe Odës ekonomike veri perëndim, thonë se problemi mund të zbutet vetëm me vendosjen e një ekuilibri që ka të bëj me rritjen e pagave.

    Biznesmenët lokal thonë se kanë bërë rritje të pagave por mungesa e punëtorëve vazhdon të jetë përsëri prezent. Në disa objekte prodhimi që funksionojnë në Dibër thonë se rritja e pagave është afro 40 për qind. Në sektorin e shërbimeve siç janë restorante, kafeteritë, piceritë, ëmbëltoret etj, poashtu ka një rritje të pagave me qëllim që të sigurohen punëtorë.

    Në bisedën që patëm me Agron T. i cili është i angazhuar si punëtor në një nga kompanitë e shërbimeve, thotë se deri para një viti paga e tij mujore ka qenë 16 mijë denarë. Tani pronari pagën mujore ja ka rritur dhe ai tani merr 22 mijë denar. Agroni shton se edhe me rritjen e rrogave punëdhënësi i tij vazhdon të ketë probleme me sigurimin e punonjësve. Në shoqatën të blegtorëve dibran thonë se shumë rëndë është të gjesh punëtor edhe pse pagat janë pothuajse të dyfishuara. Më parë një punonjës i angazhuar tek fermerët ka marr diçka më shumë se 300 euro, sot nuk ka punonjës ndër 500 euro. Por, përsëri sipas kryetarit të shoqatës “Dashi”, Skënder Ame, fermerët dibran ballafaqohen me problemin e me mungesë të punëtorëve. Shumë taksi kompani në Dibër për shkak të mungesës së vozitësve sot nuk funksionojnë. Ata që kanë ngelur dhe janë aktiv thonë se pagat mujore janë rritur për afro 50 për qind, por interesimi i të rinjve për tu punësuar është i dobët. Edhe në rrjetin tregtar në Dibër dhe rrethinë ballafaqohet me mungesën e punëtorëve.

    Kompanitë kryesore tregtare që veprojnë në Dibër kanë rritur pagat për afro 30 për qind. Një nga pronarët e këtyre kompanive i cili dëshiroi të mbetet anonim, tha se vitin e fundit ballafaqohet me probleme të shumta financiare për shkak të uljes drastike të qarkullimit ditor. “Edhe në një situatë të këtillë jemi të detyruar të rrisim rrogat të punëtorëve meqë punëtorë në treg ka shumë pak”, thotë ai. Përveç të rinjve të cilët braktisin vendet e punës dhe emigrojnë për një jetë më të mirë, ka edhe shumë të rinj të tjerë të cilët lan vendet e punës duke kërkuar vende të reja të punës ku rrogat janë më të majme. Prandaj edhe përfaqësuesit e Odave ekonomie kanë të drejtë se një pjesë e punëtorëve mund të mbeten në Dibër vetëm me rritjen e rrogave. /koha/

    Lajmi Paraprak

    Në Barcelonë përjetësohet fotografia e Hakimit me nënën e tij

    Lajmi i rradhës

    Mbikëqyrja elektronike e dhunuesve rrit sigurinë për viktimat

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë