I vuri zjarrin bodrumit të komunës së Tetovës, arrestohet personi i dyshuar

    Është arrestuar i dyshuari për zjarrvënie në podrumet e godinës së Komunës së Tetovës. Bëhet fjalë për një shtetas të Kosovës, banues në Kaçanik por që një kohë të gjatë ka frekuentuar në Shkup dhe Tetovë. Televizioni Alsat ka siguruar videon ekskluzive të aktit. Personi që dyshohet të jetë autori i zjarrvënies është 38 vjeç me inicialet B.R, me xhinse të kaltra, xhup të zi dhe bluzë të zezë.

    Sipas burimeve tona, i njëjti do të kallëzohet penalisht për “shkaktim të rrezikut të përgjithshëm” për të cilën rrezikon dënim me burg deri në 5 vjet, por që nuk përjashtohet mundësia që pas zgjerimit të hetimeve dhe vërtetimin të motivit vepra mund të rikualifikohet nga organi i akuzës për shkak se bëhet fjalë për objekt të rëndësisë së veçantë, rrezikon shpërndarje në hapësira tjera publike dhe private, apo mund të konstatohet edhe motiv destabilizimi. Policia gjatë ditës njoftoi se në vendin që u përfshi nga zjarri por bëhet inspektim për të vërtetuar dëmet e shkaktuara.

    “Inspektimi në vend ngjarje është duke vazhduar ende është dëmtuar që të bëhet zbardhja e plotë e rastit”, deklaroi Fatmir Rexhepi, Zëdhënës i SPB Tetovë.

    Karta e tij penale dëshmon se i dyshuari ka kryer vepra të ngjashme penale edhe më parë. Në dy rastet e fundit ai ka vënë zjarr në një shtëpi të banueshme dhe një shtëpi tjetër të pabanueshme në të cilën dyshohet se e kishte shfrytëzuar për banim pa lejen e të zotit të shtëpisë. Madje i njëjti dyshohet se i vuri zjarrin edhe disa makinave në një parking në Tetovë.

    Lajmi Paraprak

    VLEN: BDI dhe Arsovska po e deshqiptarizojnë administratën e pushtetit lokal në Shkup

    Lajmi i rradhës

    Murtezani: VLEN ka dhënë afat gjashtë mujor për ndryshimet kushtetuese, aktualisht jemi në muajin e katërt

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë