Ibrahimi: Ali Ahmeti, i fundit që mund ta akuzojë Albin Kurtin për antiamerikanizëm

    Ibrahimi: Ali Ahmeti, i fundit në këtë planet që mund ta akuzojë Albin Kurtin për anti-amerikanizëm

    Kreu i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi në TV21 tha se, Ali Ahmeti është njeriu i fundit në planet që mund ta akuzojë Albin Kurtin për anti-amerikanizëm që siç thotë, ai duhet të jetë i shqetësuar për qasjen që SHBA-të kanë ndaj eksponentëve të lartë të partisë së tyre.

    “Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kanë futur në listën e zezë disa eksponentë të lartë të BDI-së dhe nëse dikush do të duhej të ishte i shqetësuar me qasjen që e kanë SHBA-të ndaj dikujt është pikërisht z.Ahmeti dhe nëse është dikush është i fundit që mund ta akuzojë Albin Kurtin për anti-amerikanizëm është Ali Ahmeti”, tha Ibrahimi.

    Ai tha se, kanë ndryshuar mendësinë e shqiptarëve që siç thotë, fakti që në pushtet ishte vetëm një parti, shqiptarëve ua kishte bllokuar mënyrën e të menduarit duke besuar se ata duhet të udhëhiqen vetëm nga një parti politike.

    Ibrahimi tha se, pa e zgjidhur çështjen e bartësit të sovranitetit, nuk mund të zgjidhet çështja e politikës gjuhësore dhe për këtë, Ibrahimi theksoi se, nuk mund të thotë se do të ketë zyrtarizim të plotë të gjuhës shqipe në shkallë të maqedonishtes.

    “Unë mendoj se z.Taravari është optimist i mirë në këtë rast, por për shkak se unë e di se si shkon definicioni i politikave gjuhësore, nuk dua ta jap fjalën se do të bëhet zyrtare, për shkak se kjo është e lidhur me tekstin e Preambulës, për atë se kush është bartës i sovranitetit, dhe nuk mundesh pa e zgjidhur çështjen e bartësit të sovranitetit, që të mund ta zgjidhim çështjen e politikës gjuhësore, andaj unë jam më i kursyer. Unë shpresoj që ne do të bëjmë avancim të ri të shqipes, por nuk mund të them me plot gojë se do të ketë zyrtarizim të plotë të gjuhës shqipe në shkallë të maqedonishtes”, shtoi i pari i AAA.

    Për projektet në Ministrinë e Kulturës, që opozita akuzoi se shqiptarët janë diskriminuar, Ibrahimi tha se, është e vërtetë që nuk është arritur përqindja që ata kanë dashur por që siç thotë, kanë bërë avancime të tjera. Ibrahimi tha se, ndonëse shqiptarët nuk janë përfaqësuar me shumën e përfaqësimit etnik, por projektet e tyre nuk kanë më shuma simbolike, por shuma që edhe mund të realizohen.

    “Ka pasuri mbi 40%, edhe në kohën e ministrit Asaf Ademi edhe në kohën e ministrit Hysni Ismaili. kemi qenë koalicion me BDI por ka qenë ministri ynë dhe i kemi bërë gjërat të jenë më të suksesshme. Gjithsesi se në Ministrinë e Kulturës nuk është arritur përqindja që ne kemi dashur, por nëse i merrni dhe i shihni statistikat të projekteve, është bërë një avancim tjetër fare. Është e vërtetë që për nga sasia ne mund të themi se shqiptarët nuk janë të përfaqësuar me shumën e përfaqësimit etnik, por aty keni projektet që kanë marrë shuma simbolike ndërsa sot, atë projekte kanë aq shuma që mund të realizohen. Në këto çka jemi, edhe në përbërje të numrave dhe të fuqisë politike që kemi, nuk mund të them se nuk jam i kënaqur se ne kemi avancuar këtë punë”, tha Ibrahimi.

    Lajmi Paraprak

    “Revolucioni i heshtur” dhe krisja e “çimentos sociale”

    Lajmi i rradhës

    Mosndëshkueshmëria e korrupsionit e radhitin RMV-në në fund të listës së “Transparency International”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë