Tragjedia e përmbytjes në Libi – me gjasë mijëra të mbytur

    Pas përmbytjes në Derna

    Gjendja është ende e paqartë, por duket se Libia është përfshirë nga një katastrofë e rëndë e përmbytjes me mijëra të mbytur nga vërshimet e ujërave. Një digë në qytetin Derna u shemb.

    Libia ka kërkuar ndihmë ndërkombëtare pas katastrofës së përmbytjes me një numër të lartë viktimash. Kreu i qeverisë rajonale lindore, Usama Hamad tha për një televizion të hënën, se nga vërshimet e ujërave kanë humbur jetën të paktën 2000 vetë. Mijëra të tjerë ende konsiderohen të humbur.

    Ahmed Mismari, zëdhënës i Ushtrisë Kombëtare të Libisë tha se katastrofa ndodhi pas shembjes së digave mbrojtëse përmbi qytetin Derna. Shumë lagje të qytetit bashkë më banorët e tyre u morën me vete nga ujërat e përfunduan në det. Mismari pret më shumë se 6000 të mbytur. Këshilli Presidencial Libian ka kërkuar ndihmë ndërkombëtare dhe i deklaroi tre rajone në provincën Cyrenaica si rajone katastrofash. OKB në Libi deklaroi, se do të dërgojë ndihma për të mbështetur aksionet e shpëtimit në nivel lokal dhe kombëtar. Turqia ka ndërkohë tre avionë me ekipe shpëtimi dhe ndihma humanitare. Shkollat dhe dyqanet janë mbyllur. Ndërkohë edhe tre porte të rëndësishme të naftës janë mbyllur për tre ditë.

    Stuhia “Daniel” kishte përmbytur të hënën qytete si Bengazi, Suse, al Bayda, al-Mardsh dhe Derna. Në qytetin Derna sipas dëshmitarëve ujërat arritën nivelin e tre metrave.

    Libia ka vite që është e përfshirë nga konfliktet mes lindjes e perëndimit. Institucionet shtetërore janë gati jo funksionuese. Qeveria që njihet ndërkombëtarisht nuk ka kontroll mbi rajonet lindore. /DW/

    Lajmi Paraprak

    Rritet numri i turistëve të huaj në RMV

    Lajmi i rradhës

    ShBA-ja akuzon kompaninë Google për mashtrim

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë