Ibrahimi: BDI po tallet me popullin me dorëheqjet e kushtëzuara

    “Shumëkush prej BDI-së do të përfundojë në Idrizovë”, Ibrahimi: Jap dorëheqje, nëse BDI pranon amendamentin kundër korrupsionit

    Sekretari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi në intervistë për TV21 tha se BDI po tallet me popullin me dorëheqjet e kushtëzuara. Ibrahimi tha se është i gatshëm të jep dorëheqje nga çdo angazhim politik, nëse BDI pranon amendamentin e Alternativës për luftë kundër korrupsionit dhe që heqjen e “20%-shit”.

    “Nëse flasim për dorëheqje të kushtëzuar, ja unë i sfidoj, unë jap dorëheqje nga çdo angazhim politik, po qoftë se ata janë në gjendje ta pranojnë amendamentin tonë për luftë kundër korrupsionit edhe që ta emërtojnë shqipen në 20 për qind. Këtu është fundi i tyre dhe pas zgjedhjeve të ardhshme do të përfundojnë opozitë e shumëkush prej tyre edhe në Idrizovë”, tha mes tjerash Ibrahimi.

    Alternativa është në shërbim të synimit për të pasur president shqiptar në Maqedoni

    Ibrahimi tha se janë të gatshëm të bisedojnë me të gjitha partitë politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut që bashkërisht të nxjerrin një kandidat shqiptar mbipartiak në zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut. Ibrahimi thotë se si parti janë në shërbim të kësaj ideje.

    “Duhet të kemi një kandidat për president dhe ai sigurisht që do të jetë kandidat i përbashkët i partive opozitare shqiptare, gjithsesi se jemi të hapur për të komunikuar me të gjitha partitë që të mund të kandidojmë edhe vetëm një shqiptar, nëse jemi dakord që ai të jetë një kandidat mbipartiak. Shpresojmë që të ketë gjasa reale një kandidat president shqiptar dhe ne jemi në shërbim të këtij synimi dhe realisht, jo vetëm deklarativisht, që të punojmë bashkë që të vijë dita edhe një shqiptar të mund të bëhet president i këtij vendi”, shton Ibrahimi ndër të tjera. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Gjysmë milioni euro për manifestimet e “Skopje Film Studio”

    Lajmi i rradhës

    Shenjat që tregojnë se veza është e prishur

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë