Ibrahimi: gjuha shqipe nuk është zyrtare

    Kryetari i Alternativës, Zeqerij Ibrahimi tha se gjuha shqipe nuk është zyrtare në Maqedoninë e Veriut. Ibrahimi sfidoi të gjithë ata që kanë argumente kundër kësaj që mendon ai për të diskutuar për këtë çështje në cilindo televizion.

    Ibrahimi tha se Maqedonia e Veriut është shtet monogjuhësor, ku gjuha shqipe gëzon një status të avancuar.

    “Të gjithë ata që mendojnë ndryshe ose nuk e kuptojnë mbiemrin “zyrtare” ose nuk e kuptojnë gjuhën shqipe.Prandaj, kushdo që mendon se ka argumente, e sfidoj në cilindo emision dhe në çfarëdo debati që ta diskutojmë këtë temë. Maqedonia e Veriut është shtet monogjuhësor, ku gjuha shqipe gëzon një status të avancuar. Nuk mund të jetë zyrtare gjuha e një komuniteti që në preambulë të kushtetutës është definuar si minoritet. Andaj, pyetja themelore nuk është se a është gjuha shqipe zyrtare, porse pse nuk është zyrtare dhe kush e ka lënë në atë status? Dhe, pyetja tjetër, edhe më e rëndësishme: kush i ka lënë shqiptarët në status të minoritetit? Në fund edhe pyetjen e zakonshme: si përkthehet shqip Non Grata?!”, tha Ibrahimi.

    Ndryshe, zv.kryeministri për vetëqeverisje të mirë, Arben Fetai, nga koalicioni VLEN , theksoi se gjuha shqipe është zyrtare sipas kushtetutës, por problem paraqet definicioni 20 për qind dhe mungesa e zbatimit të ligjit në praktikë. Ai u zotua se koalicioni VLEN do të bëjë të gjitha përpjekjet, që në momentin që hapet kushtetuta, ta heq definicionin 20 për qind. /Nistori/

    Lajmi Paraprak

    Si të trajtoni dhimbjen e dhëmbit gjatë natës

    Lajmi i rradhës

    Shfuqizimi i “balancuesit” zhbalancoi raportet ndëretnike

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë