Zeqirija Ibrahimi nga VLEN në Klan Debat tha se kjo VMRO dallon nga ajo e ish-kryeministrit, Nikolla Gruevskit.
“Kjo VMRO mbase nuk është e njejta me atë të mikur të Ali Ahmetit, Gruevskit, apo atë të mikur të Artan Grubit, Mijallkovit. Nëse edhe kjo VMRO bëhët si ajo e vjetra neve s’na bëhët vonë të kalojmë dhe në opozitë. Ne flasim për një VMRO që përfaqëson elektoratin e saj dhe e respektojmë, mirëpo nëse kthehet prap VMRO-ja e dikurshmë, atëherë nuk do të mbetet hapësirë për qeverisje. Ne kemi qenë shumë vite opozitë, mund të qëndrojmë ende”, tha Ibrahimi.
Ai shtoi se VLEN do të jetë garancë për mbrojtjen e marrëveshjeve ndërkombëtare në bashkëqeverisje me VMRO-në.
“Presidentja Siljanovska apo Mickoski nuk kanë thënë së nuk e respektojnë Marrëveshjen e Prespës. Ne si shqiptar do të jemi në qeveri për ta mbrojtur atë marrëveshje dhe jo të bëhet revidim i saj. Ne sigurojmë edhe bashkësinë ndërkombëtare, se VLEN është garancë për respektim të marrëveshjeve”, tha Ibrahimi.
Ibrahimi: VMRO-VLEN do të jetë qeveri e suksesit ekonomik, do të përfundojmë projektet kapitale që BDI i la gjysmake
Ibrahimi nga VLEN tha se për dallim nga qeverisjen e kaluara kur kreu i BDI-së ka vizituar selitë e VMRO-së dhe LSDM-së për qeverisje, kësaj herë kreu i VMRO-së erdhi në selinë e VLEN-it.
“Është abuzuar shpesh herë me balanserin mirëpo ne nuk e lejojmë Hrisijan Mickoskin të prek ndonjë të arritur të shqiptarëve nga Marrëveshje Ohrit. Fronti Europian ka dëshirë të thirret në atë se po kthehet vendi shumë vite prapa, mirëpo nuk është ashtu. Për dallim nga koha kur Ali Ahmeti rrihte dyert e VMRO-së e LSDM-së për koalicion qeveritar, tek ne erdhi Mickoski në zyrë dhe kërkoi bashkëpunim’, tha Ibrahimi.
Ai shtoi se VMRO-VLEN do të jenë qeveri e suksesit ekonomik.
“Ne jemi marrë vesh që çdo vit qeveria të ndaj nga 25 milionë euro për zhvillimet e komunave, një pjesë prej tyre në komunat shqiptare për përmirësimin e infrastrukturës në komunat shqiptare. Në këtë mandat të kryhet rruga Tetovë-Prizren, Shkup-Bllacë. Poashtu kemi projekte për arsimin dhe kulturën. Kjo qeveri do të jetë qeveri e suksesit ekonomik”, tha Ibrahimi.
“BDI në opozitë le ta mbledh mendjen, VMRO VLEN-in e njeh si përfaqësues të votës shqiptare”
Ibrahimi nga VLEN tha se BDI duhet të shkoj në opozitë dhe të mos thirret në legjitimitet, sepse sipas tij, nuk e ka Fronti Europian por e ka VLEN-i.
“BDI le të shkoj në opozitë, le t’i mbledhin mend e të mos vajtojnë. Ne jemi të mandatur që shqiptarët të përfaqësohen nga ne në qeveri. Pse, kush i përfaqëson shqiptarët Ismaili Jaoski i BDI-së, apo ajo vajza në Front nga Shuto Orizarja? Maqedonia e Veriut është shtet binacional, sepse ka garë mes partive shqiptare dhe jo-shqiptare. Edhe VLEN ka pasur vota nga etnitet e tjera, mirëpo ne jemi thirrur në vota shqiptare ndaj ne e kemi legjitimitetin. Këto ishin rregullat e lojës elektorale, ne me vota shqiptare ato me koalicion jo-shumicë”, tha Ibrahimi.
Ai tha se Hristijan Mickoski ka pranuar VLEN-in ne qeveri si përfaqësues të votës shqiptare.
“VMRO-DPMNE ka respektuan verdiktin e votës shqiptare, ata e dinë se vetëm në e kemi të drejtën të flasim dhe mbrojmë votën shqiptare. Z.Ahmeti le të shkoj në opozitë dhe le të reflektoj e mendoj se si do të garoj në zgjedhjet e tjera”, deklaroi Ibrahimi. /Nistori/