Ibrahimi: përkundër autogolave të Soravisë, nuk do lejojmë degradimin e gjuhës shqipe

    Kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, ka reaguar ashpër ndaj pasojave të keqqeverisjes së mëparshme nga Soravia, duke theksuar se shqiptarët ende po vuajnë autogolat e atij pushteti lidhur me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve.

    Ai kujton se, që në kohën kur ishte në opozitë, paralajmëroi se ky ligj nuk e bënte gjuhën shqipe zyrtare, por vetëm një gjuhë të përkthyer, pasi shteti vazhdonte të fliste e të shkruante vetëm maqedonisht.

    “Kur ishim në opozitë, në kohën që u miratua Ligji për përdorimin e gjuhëve (që e rregullon përdorimin e gjuhës shqipe) isha ndër të paktët që u thoja se shqipja nuk është zyrtarizuar dhe, atëbotë, më vërsuleshin militantët e Soravisë se e bëja këtë për arsye opozitare. Kur u thosha se “shqipja me këtë ligj nuk është zyrtare, por gjuhë e përkthyer, sepse shteti flet e shkruan vetëm maqedonisht”, më shpallnin tradhtar”, shkruan Ibrahimi.

    Sipas Ibrahimit, problemi i tanishëm i interpretimit dhe kontestimit të statusit të gjuhës shqipe është një pasojë direkte e mosdijes, mosdashjes, ose pamundësisë për ta zgjidhur këtë çështje gjatë qeverisjes së kaluar, e cila ishte e fokusuar më shumë në interesa të ngushta politike.

    Megjithatë, ai siguron se VLEN nuk do të lejojë degradimin e gjuhës shqipe dhe se, pavarësisht pasojave që po vuajnë ende, do të vazhdojnë të luftojnë për të drejtat e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut.

    Lajmi Paraprak

    Këto qytete janë më të bukurat në botë sipas raportit të artë

    Lajmi i rradhës

    Gabimet ndoshta më amatoreske të “mjeshtërve”

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë