Igor Gievski i EVN-së dyshohet për rishitje të parcelave në Dellçevë

    Në hetimin për EVN-në për shkak të të cilit javën e kaluar janë kryer bastisje në shtëpitë e personave në Shkup dhe Dellçevë, siç publikoi “A1on”, i dyshuari kryesor është udhëheqi i “EVN Elektranat e Maqedonisë”, Igor Gievski”.

    Bëhet fjalë për shitje të tokave bujqësore në Dellçevë, ndërsa në hetim në këtë fazë janë përfshirë disa institucione shtetërore.

    Nga “A1on” potencojnë se Gievski së bashku me pesë të tjerë, prej të cilëve tre janë persona fizik, ndërsa dy të punësuar në EVN, tokën për të cilën tha se e ka dhuratë, disa ditë më vonë, e shitën për 1,5 milion euro të EVN-së.

    Gievski nuk e komentoi hetimin. “Nuk do të komentoj tani asgjë, tha Gievski në pyetjen e “A1on” nëse edhe tek ai është kryer bastisje, pas së cilës ka shtuar se “për gjithçka tjetër që ju intereson kemi zëdhënës zyrtar. Nuk ka informacion të tillë, gjithçka që ka ardhur është përmes firmës, nuk kam çka të shtoj”.

    Zëdhënësja e EVN-së Lençe Karpuzovska për MIA-n tha se nuk komentojnë, që ka hetim dhe që bashkëpunojnë me Policinë financiare.

    Lajmi Paraprak

    Grçeva: Ne kishim një natë të “Halloween” më 31 tetor

    Lajmi i rradhës

    Ministri Shaqiri paralajmëroi se “Open Balkan ID” do të ofrojë qasje të lirë në tregun e punës dhe import të lehtë

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë