Ministri Shaqiri paralajmëroi se “Open Balkan ID” do të ofrojë qasje të lirë në tregun e punës dhe import të lehtë

    Ministri për administratë dhe shoqëri informatike në Maqedoninë e Veriut ka paralajmëruar që një nga produktet e nismës “Open Ballkan” në fushën e digjitalizimit do të jetë “Open Balkan ID”.

    Open Balkan ID do të ofrojë qasje të lirë në tregun e punës dhe do të lehtësojë importin, eksportin dhe lëvizjen e mallrave në Ballkanin Perëndimor, gjë që hap një sërë përfitimesh për qytetarët në të gjithë rajonin”, njoftoi ministri.

    Ministri Shaqiri theksoi që ky produkt vjen pas takimeve të realizuara në Nish, duke theksuar që në të  u përcaktuan hapat e mëtejshëm me të cilët përmes nismës “Ballkan i Hapur” tashmë nga viti i ardhshëm do të mundësohet qasje e lirë në tregun e punës dhe lidhje pa kufij.

    “Një treg i përbashkët dhe i hapur do të lidh akoma më tepër rajonin e Ballkanit Perëndimor. Republika e Maqedonisë së Veriut dhe vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor, janë duke punuar intenzivisht për implementimin efikas të marrëveshjeve, të cilat do të ndihmojnë në arritjen e qëllimit që rajoni ynë të jetë edhe më i lidhur me anë të një tregu të përbashkët dhe të hapur”, deklaroi Shaqiri.

    Lajmi Paraprak

    Igor Gievski i EVN-së dyshohet për rishitje të parcelave në Dellçevë

    Lajmi i rradhës

    Kastriot Rexhepi: Nuk e bëra të ditur qëndrimin tim te Lëvizja Besa, me qëllim që të mos më bëjnë presion

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë