Indeksi i Hapjes për Vetëqeverisje Lokale (IHVL) e vlerëson performancën e vetëqeverisjes lokale në fushën e qeverisjes së mirë duke u fokusuar në katër parime: (1) transparenca, (2) vetëdijësimi, (3) qasshmëria dhe (4) integriteti dhe një domen i përbashkët që është i pranishëm në të katër parimet – të dhënat e hapura, raporton Nistori.
Me hulumtimin për vitin 2024 u përfshinë të gjitha NJVL-të, gjegjësisht 80 komuna dhe qyteti i Shkupit. Hulumtimi është kryer nga 1 shkurt deri më 15 maj 2024. Metodat e hulumtimit ishin nëpërmjet (1) inspektimit të faqeve të internetit të NJVL-së sipas treguesve të përcaktuar dhe (2) një pyetësori që iu dorëzua NJVL-së për të konfirmuar konstatimet e fituara nga monitorimi online.
Në vitin 2024, konstatimet nga Indeksi i Hapjes treguan se NJVL-të më të hapura janë Manastiri (67%), Dellçeva (66%), Demir Hisari (64%), Velesi (60%), Vallandova (59%), Prilepi (58%), Kriva Pallanka (58%), Berova (58%), Vasileva (56%), Koçana (55%), Gradskoja (54%), Gjevgjelia (54%), Ohri (53%), Kavadari (52%) dhe Gazi Baba (52%), kundrejt NJVL-ve më të mbyllura ku bëjnë pjesë Sopishteja (7%), Krivogashtani (13%), Studeniçani (13%), Rosomani (14%), Çuçer Sandeva (15%), Shuto Orizari (16%), Llozova (17%), Bogovina (18%), Rankovca (18%), Vrapçishti (19%) dhe Çairi (19%). Në raport me vitin 2022 ka ndryshime në renditje, gjegjësisht në vend të Vallandovës, komuna më e hapur është Manastiri.
Për sa u përket rajoneve të planit, konstatimet e këtij viti tregojnë se NJVL-të në Rajonin Lindor janë më të hapurat (43.4%), për dallim nga viti 2022, kur më të hapura ishin NJVL-të e Rajonit Juglindor, ndërsa më të mbyllurat edhe këtë vit janë NJVL-të nga Rajoni i Shkupit (29,2%). Edhe pse krahasuar me hulumtimin e vitit 2022 ka pasur përparim në të gjitha rajonet e planit, progresi më i madh prej 14% vihet re në Rajonin Lindor, ndërsa përparimin më të vogël e kanë Rajoni Juglindor, i Pellagonisë dhe ai Jugperëndimor prej 7%.
TRANSPARENCA
Transparenca dhe llogaridhënia janë një nga parimet kryesore të qeverisjes së mirë që duhet të jetë baza e punës së vetëqeverisjes lokale, me qëllim të rritjes së besimit të qytetarëve në vendimet dhe aktivitetet e autoriteteve lokale. Vetëm kur qytetarët të kenë qasje në informatat nga NJVL-të dhe kur ata të mund t’i monitorojnë aktivitetet e përfaqësuesve të tyre të zgjedhur, do të mund të themi se kemi ndërtuar një kulturë lokale të hapjes dhe gjithëpërfshirjes.
Në këtë fushë, si më e përkushtuara ndaj transparencës këtë vit u tregua komuna e Berovës (79%), ndërsa vlerësim më të dobët kishte komuna e Sopishtes (14%). Këto rezultate përputhen gjithashtu me rezultatet e Indeksit të transparencës aktive për vitin 20249 ku komuna e Sopishtes renditet në vendin e parafundit me transparencë aktive “të dobët”, ndërsa NJVL-të të cilat ky hulumtim i vlerëson si më transparentet renditen lart në kategorinë më të lartë, gjegjësisht transparencë aktive “shumë të mirë”.
VETËDIJËSIMI
Vetëdijësimi mbetet fusha më e neglizhuar në agjendën e vetëqeverisjes lokale që tregon për cilësinë e dobët të planifikimit, programimit, monitorimit dhe vlerësimit të politikave që i zbatojnë NJVL-të
Komuna e Gjevgjelisë (71%) u dëshmua si më e përkushtuar për planifikimin, programimin, monitorimin dhe vlerësimin e politikave që i zbaton, së bashku me komunat e Dellçevës (68%), Manastirit (65%), Kriva Pallankës (57%), Ohrit (57%), Vasilevës (56%), Gradskos (53%), Karbincit (52%) dhe Novacit (53%) të cilat përmbushin mbi 50% të treguesve në këtë fushë. Megjithatë, madje 20 NJVL nuk publikojnë asnjë informacion që identifikohet me këtë fushë, duke përfshirë Jegunovcën, Çeshinovën – Obleshevën, Tetovën, Studeniçanin, Sopishten, Sarajin, Rosomanin, Llozovën, Makedonska Kamenicën, Mogillën, Negotinën, Novo Sellën, Petrovecin, Pehçevën, Pllasnicën, Rankovcin, Vevçanin, Dibrën, Dojranin, dhe Zhelinën, të cilat automatikisht kanë përmbushje prej 0% të kritereve. Ky numër megjithatë është për 12 NJVL më i vogël se numri i NJVL-ve që nuk kanë publikuar asnjë informacion për këtë fushë në vitin 2022.
QASSHMËRIA
Sipas hulumtimit të këtij viti, NJVL-ja më e qasshme është komuna e Demir Hisarit me përmbushje prej 70% të treguesve të qasshmërisë.
INTEGRITETI
- Rekomandohet publikimi i një dokumenti programor që do t’i identifikojë rreziqet e korrupsionit dhe konfliktit të interesave dhe do të propozojë masa dhe aktivitete konkrete për reduktimin e tyre;
- Rekomandohet publikimi i një akti për kufizimin e marrjes së dhuratave nga kryetari/ja i/e komunës, anëtarët e Këshillit dhe administrata lokale (shuma dhe posedimi, sipas ligjit);
- Të gjitha NJVL-të duhet ta publikojnë Kodin Etik për funksionarët lokalë dhe nëpunësit administrativë;
- Rekomandohet publikimi i informacionit të kontaktit për personin e autorizuar për raportimin e brendshëm të mbrojtur, si dhe për personin e autorizuar për parregullsi;
- Rekomandohet publikimi i informacionit për sponsorizimet dhe donacionet për NJVL-të dhe nga NJVL-të;
- Regjistri i dhuratave të marra duhet të vendoset publikisht në faqet e internetit e të gjitha NJVL-ve;
- Rekomandohet krijimi, përditësimi dhe publikimi i evidencës së rasteve të raportuara të konfliktit të interesit nga ana e anëtarëve të Këshillit ose kryetari/ja i/e komunës, si dhe i pasurisë së tundshme dhe të patundshme të NJVL-së;
- Rekomandohet publikimi i procedurës për përdorimin e automjeteve zyrtare, si dhe i procedurës për raportimin dhe miratimin e mungesës zyrtare dhe private nga vendi i punës.
- Është e rëndësishme të futet një praktikë e rregullt e publikimit të informacionit për konkurset për punësim, kandidatët e paraqitur, përzgjedhjen e kryer dhe vendimin për punësimin e kandidatit me listë renditjeje me pikë për secilin kandidat që ka aplikuar për pozitën;
- Rekomandohet ngritja e kapaciteteve të administratës lokale për konfliktin e interesave, parandalimin e korrupsionit dhe raportimin në rast të parregullsive. /Nistori/
LEXO RAPORTIN E PLOTË NË VIJIM: