Ikja e popullatës në RMV ulë konsumin

    Amvisëritë në Maqedoni, në vitin 2024, kanë harxhuar gjysmën e buxhetit të tyre familjar, apo 50.8 për qind për ushqim dhe pije, ku shumica ishte për drithëra, mish, produkte qumështi. Megjithatë, familjet konsumuan më shumë bukë – 172.3 kg dhe patate – 64 kg, ndërsa mish viçi – 16.9 kg dhe peshk – 18.4 kg. Më të konsumuarat ishin pijet e gazuara – 181.6 litra dhe qumështi – 73.4 litra.

    Këtë e tregojnë të dhënat nga “Vjetari Statistikor i Maqedonisë 2024” i Entit Shtetëror të Statistikës. Mbi gjysma e buxhetit familjar në vitin 2024 shkoi për ushqim dhe pije freskuese, ose rreth 159.750 denarë.

    Nga ana tjetër, krahasimi i të dhënave statistikore tregojnë se pas pesë vitesh, apo në periudhën 2019 -2024, shënohet ulje e konsumit të bukës në tryezat e amvisërive në Maqedoni. Të dhënat e vitit 2019 nga Enti Shtetëror i Statistikës tregojnë se një familje në vend konsumonte mesatarisht 255.1 kilogramë bukë në vit, që paraqet një ulje për afër 83 kg bukë. Është përgjysmuar edhe konsumi i qumështit nga 141 në 73 litra si dhe patate nga 108 në 64 kg.

    Me fjalë tjera, vërehet ulje e konsumit të më shumë artikujve ushqimorë kryesisht si pasojë e migrimit të madh të popullatës jashtë vendit në një periudhë katër vjeçare. Njëherësh, statistika zbardh se në vitin 2024, për ushqim, familjet shpenzuan më shumë mesatarisht për mish – 38.397 denarë, pastaj për qumësht, produkte qumështi dhe vezë – 30.411 denarë, për produkte drithërash – 25.079 denarë, për perime – 21.373 denarë, për fruta – 9.932 denarë, për sheqer dhe çokollatë – 7.409 denarë, produkte të tjera ushqimore – 6.375 denarë, për vaj dhe yndyrë – 5.160 denarë, dhe më pak për peshk – 4.369 denarë.

    Ushqimi më i konsumuar ishte buka – 172.3 kilogramë dhe patatet – 64 kilogramë. Mesatarisht, në tryezën e familjes kishte rreth 25 kilogramë makarona dhe oriz, qumësht – 73.4 litra, djathë – 32.4 kilogramë, 609 vezë, si dhe çokollata dhe biskota – 22.7 kilogramë dhe sheqer – 19.8 kilogramë. Mesatarisht, u hëngrën 33 kilogramë domate, 30.4 kilogramë speca, 29.5 kilogramë lakër dhe 19.2 kilogramë kastravecë si dhe fasule – 14.9 kilogramë. Fruta më e konsumuar ishte shalqiri – 70.2 kilogramë, i ndjekur nga pjepri – 33.5 kilogramë dhe mollët – 31.4 kilogramë. pjeshka dhe kajsi – 7.8 kilogramë, dardha – 3.8 kilogramë, rrush – 3.5 kilogramë dhe qershi e vishnje të tharta – 1.5 kilogramë.
    Mishi më i zakonshëm në tryezën e shtëpisë ishte i pulës – 45.6 kilogramë, i ndjekur nga mishi i derrit – 23.6 kilogramë, mishi i viçit, – 16.9 kilogramë, dhe mishi i deles dhe qengji – 0.4 kilogramë. Familjet hëngrën mesatarisht 16 kilogramë peshk të freskët dhe të ngrirë, dhe 2.4 kilogramë peshk të përpunuar.

    Nga qumështi dhe produktet e qumështit, më i konsumuari ishte jogurti dhe kosi – 76.2 kg, i ndjekur nga qumështi i freskët – 73.4 litra dhe djathi – 32.4 kg. Për pijet dhe duhanin, pjesa më e madhe e buxhetit të brendshëm shkoi për duhanin – 14.285 denarë, e ndjekur nga 6.293 denarë për pijet freskuese, 4.951 denarë për kafe, çaj dhe kakao, dhe 4.309 denarë për pijet alkoolike.

    Pijet më të konsumuara ishin pijet joalkoolike – 181.6 litra, dhe kafeja dhe kakaoja – 7.8 kilogramë. Nga alkooli, më të konsumuara ishin birra – 28.6 litra, vera – 4.6 litra dhe pijet alkoolike – 1.9 litra.

    Të dhënat u morën bazuar në anketën statistikore “Anketa e Konsumit të Familjeve”, e kryer në 5040 familje. U anketuan 2.914 familje, ndërsa numri i familjeve të vlerësuara është 598.632, nga të cilat numri më i madh, 92.7 për qind, janë jobujqësore (555.079), 5.2 për qind janë të përziera (31.373) dhe vetëm 2 për qind janë bujqësore (12.180).

    Buka ishte tradicionalisht ushqimi më i zakonshëm në tryezat në vend edhe në vitin 2019, por patatet, pula, djathi, qumështi gjithashtu nuk kanë munguar. Nga mishrat, mishi i pulës ishte më i përhapuri, me një familje mesatare që konsumonte 35.9 kilogramë pulë, 14.3 kilogramë stek pule, 16.1 kilogramë mish viçi, 29 kg mish derri.

    Në vitin 2019, një familje konsumonte 141 litra qumësht në vit, 44.2 litra jogurt , 17.6 litra kos, 26.7 kilogramë djathë, 11.4 kilogramë gjizë dhe 10.4 kilogramë kaçkavall. Një familje në vend konsumonte edhe 724 vezë në vit, 57.1 litra vaj gatimi, 6.3 kilogramë margarinë, 1.2 kilogramë gjalpë dhe 17.3 kilogramë kripë. Familjet kanë konsumuar edhe 23.7 kilogramë fasule çdo vit, 29.1 kilogramë oriz, 4.4 kilogramë thjerrëza, 2.9 kilogramë fasule jeshile. Një familje në vend konsumonte mesatarisht 107.8 kilogramë patate në vit, 77.2 kilogramë speca, 56.1 kilogramë domate, 37.6 kilogramë lakër dhe 30.7 kilogramë tranguj apo kastraveca. /Koha/

    Lajmi Paraprak

    Pse fëmijët shpesh i gënjejnë prindërit e tyre, kushtojini vëmendje këtyre sjelljeve

    Lajmi i rradhës

    MSh: piku i gripit sezonal do të vijojë në javët e ardhshme

    Lajme tjera

    Bashkohu

    Informohu në kohë